Karamanaga: Marëdhënëje miqësore me Mehmet Bardhin

May 2, 2014   | Opinione

MEHMET-BARDHI-ARDITA-RAMANë të njajtën kohë kemi dhënë mësim në gjimnazin e Ulqinit. Gjithmonë kemi pasur marëdhënëje korekte dhe miqësore, dhe çë nga ajo kohë, edhe kemi mbetur shok dhe miqë. Më duket se për këtë, ndaj edhe mendimin e tij, pasi që në shumë raste kemi pasur mendime identike, duke filluar nga koha e tërmetit të vitit 79. dhe ngarjeve më pas lidhur më khtimin tonë në Kala, si edhe më vonë, kurë ishim së bashku në vizitë në Shipëri. Mirëpo, Mehmeti gjithmonë ka qenë një njeri më i fort se të gjithë tjerët, kurë është dashur të luftohet për të drejtat tona kombëtare. Asgjë nuk ka mujtur ta ndalë harizmën, kurajon dhe trimrin e tij, kurë është bërë fjalë për këto çeshtje. Më kujtohet një sequencë, një flali dhe një përgjigje, në një mledhje të “Partisë komuniste” të asaj kohe, në shkollën tonë. Unë, pasi që edhe kam pasur shkrimin më të bukur, dhe për te gjithmonë më kanë ngarkuar më gjëra të tilla, kam mbajtur proçesverbalin.

Të gjithë ne, pak e shumë është dashur të jemi anëtarët e Partisë, përveç disa tjerëve të cilët janë distancuar gjithmonë, ndërmjet të cilëve ka qenë edhe Mehmet Bardhi. Ish kryetari i Komunës tonë të asaj kohe, më ekipin e tij të “fortë” përbërë nga dy shqiptarë, kanë kërkuar që në mledhje të vin edhe Mehmeti. Më kujtohet si sot pytja : “Što tražiš ti “, dhe mënjëherë përgjigja: “Hoću da mi se napiše ime ne mom maternjem jeziku” natyrisht me “dh”, ashtu e ka kërkuar të shkruhet në letrën e njoftimit. Për te, por edhe për kërkesa tjera legjitime, siç janë simbolet kombëtarë, flamurin, punësimin e popullatës tone, por edhe për shumë gjëra tjera, të cilat na takojnë neve si popull autokton, dhe të cilat sot munden të kërkohen pa probleme, ai është përjashtuar nga puna. Mehmet Bardhi së bashku më Tahir Peraziqin , Bajram Rexhën, Qazim Rexhën dhe Ibrahim Cekën janë larguar nga puna dhe janë shpallur “Iredentista”. Vështirë ta imagjinosh sot se më çka është marrë shteti për ta zhduk identitetin tonë. Më duket se nuk gaboj, kurë themë se ndihmësit dhe ndihmën më të madhe pushteti e ka pasur gjithmonë, në individet e kombësisë tonë. Mehmet Bardhit dhe Tahir Pereziqit i ka ra barra edhe më e rëndë, pasi që pushteti i tmerrëshëm i asaj kohe i ka denuar edhe më Burg. Më vonë, pas burgut, kanë punuar punë të ndryshme për të mbijetuar, bile kanë “vu edhe parket”…Rehabilitimi i këtyre personave të arsimit tonë, ka zgjat një kohë të gjatë, dhe shumë më vonë, në kohën e tranzicionit kanë fituar vendin të merituar në shoqërinë tonë. Në zgjedhjet e lira të para shumë parijake, në qytetin tonë, zotri Mehmet Bardhi është bërë Kryetari i parë i Komunës së Ulqinit. Pastaj, edhe më vonë si deputet në Parlamentin e Malit të Zi, më aktivitetin dhe aftësinë e tij, për ti kërkuar dhe për të luftuar për të drejtat tona kombëtare, ka mbetë dhe ka me mbetë, një simbol në tër popullin tonë në Mal të Zi, por edhe më gjëre. Kontributi i tij është shumë i madhë. Mjafton ti kujtohemi mledhjeve të Parlamentit të Malit të Zi, në ato fillimet e para e kohës të tranzicionit, dhe diskutimëve të Zotri Mehmet Bardhit. Është dashur, po e përsërisë edhe një hera, më qenë trim, më pas kurajo, e mos ta përsërisë atë fjalën popullore,… por po e themë më bukur, mos me pas frik…Ai i ka përballuar të gjitha, të themë më mirë i ka “ba ball” dhe për të gjitha këto, një respekt i veçantë prej meje…. Një foto me Arditën në “Galerinë e Qendrës Kulturore” pas promovimin e revistave “Dija ” dhe “Buzuku”. “Gjaku nuk është ujë” thotë populli ynë…

Ismet Karamanaga Facebook