Nazif Cungu uron Ali Ahmetin e BDI-s për Fitore Historike

May 6, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ali-Ahmeti-Nazif-CunguUlqin, më 05.05.2014
Nr. 82/2014

Për: z. Ali Ahmeti, kryetar
Bashkimi Demokratik për Integrim

I nderuar z. Ahmeti,

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Forcës së Re Demokratike – FORCA, t’ju uroj për fitoren në zgjedhjet e 27 prillit! Me këtë rast ju uroj punë të mbarë dhe sukses në negociatat për formimin e Qeverisë, duke shpresuar se do të arrihet një marrëveshje e cila do të shpjerë në realizimin e aspiratave të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët ju kanë dhënë besimin e tyre në këto zgjedhje.

Uroj që në periudhë sa më të shkurtër kohore të zbatohet në mënyrë të plotë marrëveshja e Ohrit, e cila është e një rëndësie thelbësore për shqiptarët në Maqedoni, e poashtu edhe anëtarësimi në BE dhe NATO.

Ju përshëndes përzemërsisht duke uruar gjithashtu për një bashkëpunim më të ngushtë në mes nesh,

gjithmonë në interes të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në tokat autoktone.

Sinqerisht,

Kryetari i Forcës së Re Demokratike,

Nazif Cungu