Nika: Rasti i kthimit të tokës Miodrag Lekiqit në Ulqin që hidhet poshtë nga shteti

May 7, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

LEKICShkruan : Muhamet Nika
Kujtojmë sërish opinionin që tash ti një kohë të gjatë në faqet e rrjeteve sociale “ON LINE “ me qëllim të hulumtimit të çështjeve të nxehta jemi duke prekur do tema interesante dhe të cilat më pas do të botohen në një libër të veçantë . Publikimi i tyre dhe botimi i librit mendojmë të shoqërohet edhe me komentet e lexuesve qofshin ata edhe anonim. Ky publikim, presim të shërbejë si dëshmi e opinioneve të përziera të kohës rreth problemeve ekzistuese. Seleksionimi i temave në këtë rast është subjektiv po edhe reagimi në to mbetet i tillë. Kurse e gjithë kjo , ka për qëllim formimin-trimërimin e opinioneve dhe pasurimin e tyre me informacion të saktë që për momentin është , punë me shumë interes por që rrallë preket ose fare nuk prekët guximshëm nga mediat ose preket si s’duhet?!
Çështja mendoj se imponohet , si alternativë e vetme tek ne , sepse në mjedisin tonë mungojnë të gjitha format tjera të komunikimit nga mediat për rrethanat në Ulqin. Nisur nga kjo, kuptohet që sipas përvojës sime kam përzgjedhur për plasim të vështrimeve e komenteve, vetëm faqet “Lajme nga Ulqini “ dhe Ulqini On line”,nga se për dallim prej faqeve tjera janë më të pa anshme dhe me karakter e etikë njerëzore e kombëtare të nivelit të duhur. Falënderoj pa masë të gjithë ata të cilët, patën guxim të më përkrahin haptas në faqe, dhe ata të fejsbukut të cilët kanë guxim të përkrahin vetëdijen për ndryshim të opinioneve të deformuar që provokojnë shkrimet.
Dhe tashti duke iu kthyer temës shtoj se ajo për të cilat u fol në “ON LINE” dhe për çka nuk reagoi askush nga politika,kurse qëllimisht heshta edhe vetë, pa dyshim që ishte edhe kthimi i rreth 20 mijë metrave katrorë në Plazh të Madh në emër të kthimit të pasurisë kryetarit të opozitës malazeze Miodrag Lekiqit . Ndërsa si shkas për këtë shkrim që po bëj për rrjet ishte shkrimi në gazetën malazeze INFORMER ,me titull: LEKIQ KTHEJE TOKËN E GJYSHES…?!!! Dhe po shtojmë si më poshtë.
Historiku i problemit
Me siguri me rënien e Ulqinit në duar të malazezëve dhe vendosjen e kufirit në Plazh të Madhe buzë Shtojit, Mali i Zi , këtu vendosi kolonët e parë , me qëllim të pushtimit dhe ruajtjes së kufirit me turqit . Kjo formë e mbrojtjes që bënë malazezët për kohën, bëhej ngjashëm sipas modelit të perandorisë austriake e cila për gjatë kufirit me perandorinë turke shohim të vendoste fshatarët nga rejonet më ekstreme .Perandoria atyre, u jepte pastaj me tapi hise toke për të punuarat dhe dy, kolonët shërbenin si ushtarë kufiri . Sipas këtij modeli edhe turqit , në disa pjesë të Malit të Zi , kishin formuar kasabat(qytezat) e veta në Ballkan. Këto metoda ishin si diçka e zakonshme për kohën. Ndërsa ne si popull duhet të jemi krenarë për këtë çështje sepse fjalën kolonë nuk e kemi fare në fjalorin e përditshmërisë dhe etno-vetëdijes kombëtare për dallim prej popujve fqinj..?!
Tërheqja e turqve, nxiti shpërnguljen e popullsisë, ndërsa pushtimi u krijoi hapësirë malazezëve për të rrëmbyer tokën e shqiptarëve vendas dhe për të fallcifikuar dokumentat. Ndërsa pas eksproprimit të dytë që u bë në dëm të shqiptarëve në Ulqin, me njëherë pas luftës së dytë botërore, në emër të komunizmit, shohim që sekretari i atëhershëm i Komunës së Ulqinit, me qëllim, i vuri zjarrin kadastrit dhe arkivit të komunës… .Ai i tëri u dogj ?!!! Akti po duket që u hapi pastaj shteg të mirë atyre që me vulën e Krajlit , e cila ruhet në arkivin e Cetinës, të jenë bërë fallcifikime të dokumentave kadastrale në favor të malazezëve e në dëm të shqiptarëve…?!!!
Rasti i tokës së lekiqve
Vëllazëria e lekiqve, që në Ulqin , po duket u vendos nga pjesa veriore, në tokën që gjoja iu kish dhënë krajli, për çudi vërejmë se nuk figuronte fare në kadastër. Sipas tij i binte se atyre nuk u ish marrë fare toka nga shteti gjatë kolektivizimit të madh në vitin 1949. Mirëpo edhe përkundrejt kësaj , më 1950 nga përfaqësuesit e “Rivjerës së Ulqinit”, mësohet se gjyshja e Miodrag Lekiqit , Ruzha Knezheviq kishte marrë të holla në emër të kompensimit për tokën e ekspropriuar. Sipas ligjit në fuqi, në se është kështu, pra nëse toka është marrë , dhe është ndërtuar ,ish-pronarit, nuk i takon pronësia në te…?!!! Ndërsa, rreth asaj se , si u bë që ajo të fitojë tokën përkatëse në pronësi kur ajo fare nuk ishte e shënuar në kadastër, mbase sipas disave, toka aktuale, në këtë kohë kish qenë” knetë “ e mbuluar me ujë- andaj mbase nuk ishte e regjistruar…?!!!
Nxjerrja e ligjit të privatizimit dhe formimi i komisionit komunal për kthim të pasurisë
Duke pasur parasysh që ndërrimet e pronësisë në shekullin që shkoi ishin të shpeshta dhe të dhunshme , del që edhe ligji i privatizimit ishte i pa drejtë dhe u kundërshtua nga Lidhja Demokratike, gjatë viteve të 90, si subjekt politikë, porse të tjerët nuk ia vunë veshin.. ose nxituan për të përfituar benifite me padrejtësinë që mbronte shteti. Mbi këtë bazë, kur doli ligji për kthimin e pasurisë, Kuvendi i Uqinit ngriti një komision parlamentarë i cili ishte i afatizuar në kohë dhepunoi për kthimin e pronave deri në një kohë të caktuar. Kështu edhe ndodhi. Kurse për lëndët e pa zgjedhura që ishin kontestuese, dhe nuk u zgjidhen brenda afatit, ata duhej ti zgjidhte një komision i cili me një vendim të, qeverisë kaloi në Tivar nga ku jeton edhe Lekiqi.
Lekiqët, si duket me kalimin e dokumentacionit nga Ulqini në Tivar, patë mundësi që atje të gjejnë lobin e vet, për të kaluar lëndën e tyre kontestuese, duke u pranuar kthimin e rreth 20 mijë metrave katrorë me pëlqim të ministrisë së financave në dëm të hotelit Olimpik dhe Belvi në Ulqin. Ndërsa aktualisht çështjen shohim ta kontestojë ORGANI PËR RUAJTJEN E INTERESAVE TË PRONËSISË i ministrisë përkatëse…?!!Thënë më qartë i bie që vetë shteti të padisë shtetin…?!!!Por për çudi Kuvendi i Ulqinit,edhe kësaj here nuk u ankua, në vendimin e komisionit. Gjithashtu vërehet se politika nacionale në Ulqin, rreth gjykatave ka edhe paragjykime, me ç’rast shihet se vazhdon të mos e ketë ende të qartë që gjyqësori është i pavarur dhe jo i tëri mund të kanalizohet nga politika. Ose lë dyshimin që duke u fshehur pas kësaj “flloskule “, një pjesë e saj , është bukur mirë duke i realizuar do vendime të veta.
SI mendojmë se do të zhvillohet situata e kësaj prone
Në fillim duhet të ceket, se do të nevojitej, që edhe komuna” si bashkë pronare e kësaj hapësire” të ngrit zërin duke mbledhur një seancë të veçantë të Kuvendit të Ulqinit. Kuptohet që do të duhej të kontestohej çështja e lëndës por edhe e privatizimit të këtyre dy hoteleve që gjinden në pronësi të lekiqve, ashtu si për Kripore dhe për Valdanos…?!!!Heshtja në këtë situatë, vetëm se krijon dyshim.
Në fund rruga të cilën do ta ndjekin lekiqët dhe e cila sipas të gjitha gjasave i bënë ata me tokë, me siguri që do të jetë ideja e korruptimit të instancave përkatëse, duke ulur çmimin e hoteleve ekzistuese në favor të çmimit të tokës dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja turistike . Në këtë situatë lekiqët në kompleksin e ri, do të ishin” hisenikë “ me tokë….?! Kjo metodë duket se mund të jetë një shpikje e re .