OT e Ulqinit mer pjesë Panairin e turizmit në Lukovac – Video

May 8, 2014   | Turizmi / Turizam

TO Ulcinj u Lukavacki sajam turizma LIST 2014-1Panairi Lukavac LIST 2014
Organizata Turistike e Ulqinit per te treten here merr pjese ne panairin e Lukavacit te kantonit te Tuzles qe po mbahet prej 8 deri me 10 maj dhe eshte duke marre pjese ne bashkepunim me Organizatat e Tivatit dhe herceg Novit. Pjesemarrjen e perbashket poashtu e ka perkrahur drejtori i ONT te Malit te Zi ne BIH z.Faruk Caluk.
Per nje promovim sa me te mire te ofertes turistike te Ulqinit, Organizata turistike vendosi qe kete viti te jete partner zyrtar i ketij pananiri i cili eshte njeherit edhe njeri nder me te rendesishmit ne Bosnje dhe Hercegovine. Perfaqesuesit tane paten mundesine te bejne hapjen e ketij panairi ku ftuan te gjithe te pranishmit te vizitojne stenden tone me degustimin e kuzhines tradicionale dhe vojit te ullirit te Ulqinit.

TO Ulcinj u Lukavacki sajam turizma LIST 2014-2
Duhet te permendim qe sot ne mengjez edhe z.Bakir Izetbegoviq vizitoj stenden tone se bashku me kryetarin e Komunes se Lukavacit dhe drejtorin e panairit z.Izet Nuhanović.
Drejtori i Organizates turistike te Ulqinit.z.Minir Karamanaga sot morri pjese ne lajmet kryesore te TV kantonal LIVE kurse neser do te behet edhe pritja e medijeve, agjensive dhe turoperatereve nga Bosnja dhe Hercegovina.
Tregu i Bosnjes eshte shume i rendesishem per Ulqinin duke marre parasysh faktin qe kemi rritje te turisteve nga ky vend e kete vit kemi patur rreth 15% me teper nete te realizuara ne krahasim me vitin e kaluar. Poashtu jemi optimist qe ky trend i rritjes do te vazhdoje edhe ne vitet ne vijim.
Sherbimi i OT Ulqin

YouTube Preview Image