Rënie rekorde e numrit të banorëve në Krajë nga Ilirian Koliqi
Zgjedhjet e 25 majit do jene nje test moral per ne.Qe me fillimin e pluralizmit numri i shqiptareve ne Mal te Zi e posacerisht numri i banoreve te Krajes ka pesuar nje renie tragjike.Emigrimi i vazhdueshem i banoreve te kesaj zone shpesh te kujton eksodet biblike.Jeta e veshtire ekonomike,mungesa e investimeve kapitale si dhe diskriminimi politik qe na eshte bere per 24 vite e kane sjelle Krajen ne gjendje te vdekjes klinike.
Premtimet e shumta nga pushtetet e nje pas njeshme kane rrezultuar thjesht premtime elektorale.Ai me i famshmi vazhdon te jete projekti per ujesjellesin e Krajes,Nje nevoje jetesore per banoret e kesaj zone dhe akoma sot ky premtim ka mbetur thjesht ne leter dhe kjo fale Agjensise Turke per Zhvillim TIKA e cila na ka dhuruar kete projekt. Gjuha shqipe pa asnje arsye akoma vazhdon te neglizhohet ndersa sa i takon investimeve kapitale ka dekada te tera qe nuk egzistojne. Pjese te tera te Krajes jane te pa valorizuara dhe kapaciteti i saj turistik eshte i pa shfrytezuar si shkak i mungeses se investimeve bashkohore ne infrastrukture.
Programi i koalicionit “Tivari ne te cilin besojme” angazhohet per nje ndryshim rrenjesor te kesaj gjendje.Progresi dhe zhvillimi i Krajes,perfaqesimi dhe barazia nacionale do jene kushtet e pa negocjueshme per cdo pushtet ne Komunen e Tivarit.Projekte konkrete ne infrastrukture,bujqesi,turizem dhe ne te gjitha deget ekonomike.Stimulimi i prodhimit vendas duke ruajtur specifikat autentike si dhe avancimi i te drejtave nacionale dhe fetare ne kete komune.
Nje rendesi te vecante do ja kushtojme bashkepunimit me diasporen permes projekteve konkrete dhe keshillimit me shoqatat e tyre ne Europe dhe ne SHBA.
Qytetare te nderuar,me 25 maj duke rrumbullakosur numrin gjashte do hapim nje kapitull te ri.Kapitullin e Tivarit ne te cilin besojme.
Kandidati per keshilltar
Ilirjan Koliqi






