Farmacia ” Pharmalife ” dhuroi 20 aparate për matjen e sheqerit në gjak
Farmacia ” Pharmalife ” dhuroj sot 20 aparate për matjen e nivelit të sheqerit në gjak, shoqatës së diabetit “Rrethi i Kaltër” nga Ulqini.
Këto paisje moderne janë të brezit të ri, sepse përveç përqindjes së nivelit të sheqerit në gjak mbat dhe parametra të tjerë që lidhen me diabetin .
Drejtoresha e Farmacisë “Pharmalive ” mr.ph. Mehrixhana Dervishi Llazorja shprehu kënaqësinë që u dha mundësia të ndihmojë shoqatës “Rrethi i Kaltër” dhe të gjithë personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Ajo shtoj se do të ketë edhe akcione të tjera të ngjjshme në të ardhmen.
Përposë këtij donacjoni të gjithë anëtarët e shoqatës të cilët vijnë me fletën e anëtarësimit mund të blejnë kartela/shirita për aparate me një zbritje prej 10%.
Kryetari i shoqatës “Rrethi i kaltërt” Ulqin, Izedin Dino Ramović falënderoi kolektivin e farmacisë Pharmalive dhe partnerët e tyre për donacionin dhe për çdo gjë tjetër që bëjnë për diabetikët. Ai paralajmëroi se këto ditë do organizojnë ligjerata nga një mjek specialist nga kjo fushë i dhe me këtë rast do ti jepet anëtarëve një numër të pajisjeve dhe mallra të tjera për terapi.
mr.ph. Mehrixhana Dervishi Llazorja






