Nika: Fadil Cuka –Pioner dhe model i atdhetarisë “ prej Tivarit deri në Prevezë “nga koha e Rankoviqit

May 15, 2014   | Opinione

muhamet-nika_ulqinMuhamet Nika

Ky shkrim nuk pretendon të jetë as vështrim as koment apo recension, por refleks shtytës për  leximin e  librit  Në rrugë rreziqesh me vetëdije…,   të autorëve Gjokë Dabaj e Fadil Cukaj.

Fadil Cukaj, Vjen nga  Kraja- fillimisht ishte normalist i Nikshiqit , por që e braktisë për arsye gjuhe  pasi humb vitin dhe shkon në normalen e Prizrenit për tu shkolluar në gjuhën amtare. Atje  rreth vitit 1960, me një grup shokësh  nga Kosova, Kraja e Shestani, si :Selatin Gjenashi, GjokëDabi , Gjergj Nikprelaj dhe nga  Ana e Malit, Hasan Salaj e Musa Maxharri, formojnë  grupin” Liria”.  Grupi  u formua   me qëllim të bashkimit të trojeve shqiptare,  por  zbulohen dhe arrestohen gati  po thuajse të gjithë në të njëjtën kohë. Arrestimit i shpëton vetëm njëri, nga themeluesit e grupit  Gjokë Dabaj  që kalon kufirin    në Shqipëri dhe Hasan Salaj e Musa Maxhari, që nuk u zbuluan por që kishin pranuar anëtarësinë .

Duhet veçuar sipas rrëfimit  që  Fadili  edhe  pse diplomoi pas shumë e shumë peripecve kurrë nuk   mundi ta plotësojë   dëshirën të marrë ditarin e të jap mësim… . Ndërsa në ditarin e jetës së tij, shkruan që e kish pengesë UDB-në, të cilës vazhdimisht ai,  ia kish prish tymin dhe e cila vazhdimisht e ndiqte….  Gjokë Dabaj, e cilëson  rrugën e shokut të vetë Fdilit ,   me fjalët  ” Në rrugë rreziqesh  me vetëdije?!!Në libër autori  gjithashtu lë për të kuptuar se Grupi Liria, nuk jetonte me iluzionin që nuk do tu dalin telashe në jetë  për  rrugën  e nisur.. Gjatë leximit  në disa raste,  në rrëfimin e vet   sikur sërish  shohim që Fadili  zbulon  atë  thënien e Idriz Gërvallës,   në prag të  vdekjes  kur    tha: ” Nëse vrasësi im është shqiptar, kurrë mos u zbuloftë…?!!!” E kjo vërtetohet në raportin e tij me dëshmitarët të cilët nuk i akuzon por ka shpjegim të qartë- dhembshuri e mirëkuptim  kur cekë “se ata nuk kishin thënë  diçka më tepër se ne në gjykatë”, dhe se ata,  do të kishin qenë më të lumtur  po të kishin përfunduar me ne në burg sepse duke mbetur jashtë etiketoheshin si spiunë, gjë  që ata i mundonte..

Shekulli i informimit sikur , po i sqaron shumë punë dhe po qet në realitet do vlera tjera për të cilët pak ose aspak nuk dinim. Unë mendoj që rrëfimi i veprës së këtij atdhetari , do të qesë në plan të dytë e të tretë shumë “patriotë të lazdruar” të cilët , na zunë frymën nga mburrjet në aspektin e angazhimit kombëtarë. E  nga ana e tjetër, harruam në modestinë e tjerëve që ishin pionierë të lirisë.

Çfarë  është ajo që  veçuam nga ditari dhe  që konkretizon çështjen e raporteve tona- ndasive në  arsim dhe që  favorizonte- asimilimin , ose  më qartë formimin e një dualizmi kombëtarë të panevojshëm e më se të rrezikshëm   i cili  edhe sot di të na përcjellë e përçajë?!!!!

 Nga libri shkëpusim pjesën e fëmijërisë së tij  duke vazhduar më gjatë ku deklaron: “  Në fillim kishim një libër që quhej Libër për Çunat.. Kur kryhej mësimi, zgjidhej nxënësi me  zë më të madh i cili bërtiste: “ Për atdhe me Titon!” ndërsa ne e shoqëronim. Jepte komandën: “ Përpara!” Dhe ne dilnim nga klasa. ……Gjatë verës në Ostros u organizua një aksion për të ndërtuar rrugën Osrtos –Sjerrç. U mblodhën disa  brigada shqiptarësh dhe malazezësh të Cermicës. Në pushim këndonim dhe luanim valle….  komanda jepej në gjuhën sllave…. urdhrat dhe dekorimet, po ashtu në gjuhën sllave edhe pse ishim 80% shqiptar. Kjo ishte një fyerje, të thuash indirekte, por fyerja bëhej edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë….Këndohej malazezçe dhe  mua më vinte shumë inat sidomos kur këndonin kundra Shqipërisë. .. ,edhe shqiptarët këndonin me malazezët. ..Më kujtohen edhe sot  vargjet e një kënge  të tillë. “ OJ narode Albanije/ubij hoxhu, shteta nije ”- O pupull i Shqipërisë vraje hoxhën  dëm s’bëhet..

“ Në të vërtetë në vitin 1958 , duke qenë se nuk mendohej që arsimi  në republikën e malit të zi të bëhej shqip mua dhe Selatin Gjenashin na çuan në shkollën normale të Nikshiqit…..Unë nuk dija asnjë fjalë sllavisht….Pozitive ishte që ne , në një terren të pa njohur, gjetëm aty një grup  jo të vogël nxënësish shqiptarë: Ramazan Markoviqin, Ismail Dodën, Faik Cekën, Qazim  Rexhën. Me këtë në të njëjtin vit ish edhe ulqinakja  Dashuri LLunji. Nji vit më poshtë pesë të parët ishit : Ti, Agim Qiqri, Fadil Kroma,dhe Gjergj Nikprelaj. Përveç Selatinit  Ishin edhe dy vajza të tjera shqiptare: Adila Kaciqi dhe Nafije Rexhepagiqi. Neve na vinte shumë  inat se ato vajza as një mirëmengjes nuk na e thoshin në gjuhën shqipe. Nxënësit qytetarë të Ulqinit na përbuznin ne kranjanët duke na quajtur katunarë. Përveç presioneve që kishim nga malazezët të cilët na urrenin, e kishim kështu edhe nji presion shtesë nga ulqinakët, sepse ne qenkëshim katunar. Këtë përçmim nuk e kanë pasur vetëm ulqinakët, por edhe në Pejë, Gjakovë e Prizren…..Më kujtohet një ngatërresë me Ruzhdi Karamanagën , ai më  tha “katunar!”. Unë nxora një pasqyrë xhepi, që e kishte kornizën metalike dhe e gjuajta Ruzhdiun në fytyrë. Gjëra, që natyrisht nuk duhej të ndodhnin…..Një malazez  i quajtur Vllahoviq, më ofendoi duke më thënë” shqiptar” Unë fizikisht isha i dobët as teknikën e nevojshme se kisha, por shkova pas dere dhe rrëmbeva një fshesë duke i rënë disa herë, pastaj u futa në dhomë…..Nxënësit malazez ishin të indoktrinuar kundër nesh, por edhe na druheshin. Na e kishin frikën. Kish edhe që shoqëroheshin me ne. Por ata nuk ishin të shumtë.”

Më pas shohim se Fadili e humb vitin dhe arrin në Prizren, ndërsa më vonë vërehet se Nikshiqin e kishin braktisur edhe Gjergj Nikprela  e Gjokë Dabaj, të gjithë këta si nëpër dhëmbë ishin ankuar se nuk dëshironin të mësonin serbisht?!! Pas arrestimit të  Fadilit dhe rënies në burg , ai në gjykatë kish shpjeguar arsyet , që e kishin çuar atë të ik nga Nikshiqi dhe të organizohej në grupin”Liria” për të luftuar padrejtësitë. Ai në gjykatë gjatë mbrojtjes së vet shohim të jetë shprehur:” Unë kisha material për me e akuzue pushtetin duke i përmendur kohën kur shkollat shqipe qenë mshelur në territoret ku jetojnë shqiptarët në republikën e  Malit të Zi. …. e pat bërë një provë duke i lënë ato shkolla  3 vjet të gjitha sllavisht. Si rrjedhojë nxënësit e klasave II dhe III nuk e dinin as alfabetin, kurse ne që e patëm përfunduar klasën e VIII në shqip, nuk kishim të drejtë të vazhdonim shkollën e mesme në gjuhën shqipe. Mundohesha me fol sa më shpejt sepse gjykatësi më ndërpriste, duke më thënë: “Përgjigju pyetjeve të mija” Në një moment i thashë :  Kush është fajtor që më është dashur  me ardh 430 km , me mundime të mëdhenj dhe me skamje, deri në Prizren , tue e pas Shkodren 12 km larg?! U ndal një hop, sa ia nisa me fol edhe për administratën që ishte në gjuhën sllave në komunë, atëherë i zëmëruar më bërtiti: Ti do tu përgjigjesh vetëm pyetjeve të mia! Dhe atyre shkurt”. Thjeshtë këta ishin disa nga  nismëtarët për rrëzimin e Rankoviqit.

Formimi i dualizmit të rrezikshëm ndër shqiptarë si pasojë e diferencave në edukim dhe arsimim

Nuk ka dyshim se nga përgatitjet shkollore të ndryshme dhe në vende të ndryshme njeriu fillon e formon personalitetin mbi edukatën dhe rrethanat e veta të mbara apo të mbrapshta dhe pa vetëdije  mund të bëhet prodhim ( rob i rrethanave) ,  bashkë me  mjedisin  ku vepron. Kështu duhet nënkuptuar edhe realitetin e ndasive fshat qytet që përmend autori.

Këto  ndasi, pastaj edhe ata në fushën e arsimimit kanë lënë   gjurmë  që shihen edhe sot në jetë. Dualizmi i vetëdijes nga  mënyra e arsimimit manifestohen sidomos rreth kriterit se çka është vlerë dhe çka anti-vlerë Punë,  që degjeneron ta zëmë në kulturë me një dualizëm të rrezikshëm  i cili  gjymton kahet e ruajtjes dhe pasurimit të personalitetit dhe identitetit kombëtarë.

Si të arsyetohet dëmtimi i perceptimit të drejtë

Për të arsyetuar dëmtimin e perceptimit të drejtë në këto situata të shijes e cila kur imponohet ta prishë vetëdijen kombëtare që është e  lindur, dua ta përfundoj , rrëfimin , me një përjetim që rrëfen  autori , për babanë e vet. Rrëfimin, si dukej ai  e ruante në kujtesë që nga fëmijëria. Autori tregon se si Prindi i Fadilit, në rininë e tij, për t’i ikur mobilizimit ish arratisur këmbë me do karavane nga Stamolli për Krajë… Kur kish arritur në Mirditë  me do shokë, kish qëndruar në shtëpi të njërit për bukë. Babai i tij,  për këtë rrëfente,  se si i zoti i shtëpisë mbi copën e djathit që lëvrinin shtremat   merrte kafshoren e bukës dhe i hante ato. “ Na  duhej edhe ne, për  mos  me e nënçmue, me hangër krimba si i zoti i shtëpisë. Prej asaj nate, kurrë më nuk jam neveritur prej asgjëje”.

Ndoshta nganjëherë edhe me ne, është  duke ndodhur e njëjta gjë në mënyrë të pavetëdijshme. Le të kujtojmë vetëm faktin  ose  lëmshin e përdorimit të dygjuhësisë në TV Teutë, të cilën në fillim e urreja ashtu si punën e shtremave,  kurse tash pas një dekade, më duket si diçka krejt normale.  Ose tjetër, parametri i disave në  Ulqin  i kohëve të fundit, se ç’është  vlerë e një mendtë dhe antivlerë nga prizmi i ruajtjes së  identitetin tonë kombëtar. Duke krahasuar po  përmendim legjendën e zënies rob të shkrimtarit spanjoll Servantesit nga kusarët ulqinakë në njërën anë, apo nga ana e tjetër, balada  e  zënies   rob  të   Ago Ymerit Ulqinak nga spanjollët. Kjo e fundit  shquhet për  mbajtjen  e besës dhe amanetit  të Ymer Agës në çdo raport….?!!! Mirëpo për çudi, shohim që theksi të bjerë mbi të parën-piratët, kurse e dyta, është harruar fare, përveçse ka mbetur e regjistruar në kokat e njohësve të folklorit shqiptarë