Tërmet 3.1 ballësh ndihet në Ulqin

May 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Një tërmet me intensitet 3.1 ballë të shkallës Rihter është shënuar sot e enjte, në ora 11:05 në Ulqin. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Sizmologjisë i Malit të Zi, i cili bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë prej 5 km në detin Adriatik, dhe 28 kilometër në jugperëndim të Shkodrës dhe 6 kilometër në juglindje të Ulqinit.

Ndërkohë instituti i Sizmologjisë bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë deti Adriatik, 5 km larg Ulqinit.

Lajme nga Ulqini

Shikoni hartën e Tërmeteve Aktuale në Mal të Zi.