Ulqin, Zana Sarvan zgjidhet drejtori i ri i organizatës turistike

May 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

kolicioni-ulqin-ulcinjNë mbledhjen e sotme të këshillit ekzekutiv të Organizatës turistike të Ulqinit, e cila është mbajtur në kabinetin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka, për ushtrues detyre të këtij institucioni është emëruar Zana Sarvan.

Ajo është funksionar i lartë i lëvizjes qytetare “Perspektiva”, të cilës, sipas marrëveshjes së koalicionit për qeverisje në këtë komunë, i ka takuar ky vend.

Drejtori i deritashëm i OT Minir Karamanaga do të kryej funksionin e këshilltarit të drejtorit, transmeton agjensia e lajmeve  Ul.info.