Edhe një sportist Ulqinak nga diaspora, Valon Çaushi lojtar i volejbollit

May 18, 2014   | Sporti / Sport

Volleyball Valon Caushi-Jona-1Edhe një sportist Ulqinak në Zvicër, Valon Çaushi (i biri i Fuadit dhe Naziqes), 23 vjeçar, “Jona Rapersvil” në Zvicër, arriti me ekipin e tijë të kualifikohet në Ligën e Parë Nacionale, profesioniste të Volejbollit në Zvicër. Ky fakt na bind edhe një herë se “gjaku nuk është ujë”. Babëgjyshi i tijë, (rahmetli) Riza Çaushi, cili nga Franca (ku e nxuni Lufta e Dytë Botërore, si detar i anijesë “Nimet Allahu”) në vitet 1941/42, e “importoj” topin e parë vojelbollit në Ulqin, gjegjësisht, në mbarë Malin e Zi, Shqipëri dhe ndoshta dhe në tërë teritorin e ish-Jugosllavisë.

Volleyball Valon Caushi-Jona

Gjatë viteve të okupacionit, babëgjyshi i Valonit, Rizaja qëndroj në Kan të Francës, duke pritur në kthim në vendlindje-Ulqin e kalonte çdo ditë duke shikuar trajnerat e volejbollit të cilët luajshin me fëmijët e borgjezisë së atëhershëme, që i strehuan fëmijët e vetë në Kanin e sigurtë. Aty u kyç edhe Rizaja, si djaloç 26 vjeçar, dhe u bëri mjeshtër i sportit volejbollit. Ai e solli këtë sport në Ulqin dhe e mësoj dhe “infektoj” rininë e Ulqinit me këtë sport (atëherë egzotik); nga vitet 1945/6 luajshin djemët e ri Ulqinak volejboll pa ndalur. Kështu edhe sot sidomos verës në plazhet e Ulqinit luajn djemët dhe vashat volejboll, pa e ditur se si arriti dhe kush e solli ate në trevat tona….

Volleyball Valon Caushi-Jona-2

Valoni ia nisi këtë sport si 14 vjeçar por paralel mësoj dhe arriti të bëhetë një ndër berzianët (Schweizer Börse-Burza) më i ri i Zvcrës, në bankën me traditë shekullore Julius Beer. Në shtator të këtijë viti vazhdon sezoni volejbollist i Ligës Nacionale-CH, por Valoni vazhdon më tutje me aftësimin e tijë profesional në laminë e Bussinesit bankar….

Silver Korda

valon-caushi