Edukohen diabetikët e Ulqinit

May 18, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Shoqata e diabetit-UlqinNë organizim të Shoqatës për luftën kundër sheqerit “ Rrethi i gjelbër”  Ulqin u mbajt ligjërata e parë  për sëmundjen e diabetit. Kryetari i kësaj shoqate  Izedin Dino Ramoviq në fjalën përshëndetëse i njoftoi të pranishmit e shumtë se  shoqata është themeluar me qëllim  që diabetikëve të Ulqinit t’u ndihmojnë  me aq sa do të kenë mundësi,  në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në ngritjen e nivelit të kulturës shëndetësore.

Doktoresha Valentina Kaliniq, interniste-endokrinologe nga Tivari, njëheri edhe kryetare e Shoqatës  së diabetikëve “ Rrethi i kaltër” Tivar  theksoi se  preventiva dhe komplikimet  arrihen   përmes edukimit permanent dhe kontrollimeve të rregullta, duke shtuar se  ruejtja e cilësisë së jetës të diabetikëve  në thelb  bazohet në rolin e pacientit. Sipas fjalëve të dr. Kaliniq në Mal të Zi ka  40-50 mijë diabetikë, kurse në komunën e Ulqinit janë të evidentuar  rreth  1200  sish.

Shoqata e diabetit-Ulqin-1

Të gjithë diabetikët e Ulqinit do   të kenë zbrijte  10-20 për qind nga çmimi i shërbimeve laboratorike, me të cilat kontrollohet  niveli i sheqerit në  gjak  në laboratorinë private “ Aba”  dhe në blerjen e shiritave për matjen e sheqerit në farmacinë “ Farmalive”, thotë  nënkryetarja e shoqatës Veneranda Gjonaj.

Në fund të këtij aktiviteti   diabetikëve u janë ndarë librezat e anëtarësimit, 20 aparate për matjen e sheqerit, donacion i  farmacinë “ Farmalive” dhe shirita e gjilpëra për  aparatet e insulinës. Po ashtu u promovua edhe doracaku i parë për diabetikët “ Jeta e shëndetshme e diabetikëve”, i cili së shpejti do të botohet edhe në gjuhën shqipe.

Gjeke Gjonaj