Karamanaga: Skena e martesës e “Servetit ” me “Dulçinejën” risi për Ulqin

May 19, 2014   | Reportazh / Reportaža

Ismet-Karamanaga_UlqinLehtë është të kritikosh. Pas shfaqie më siguri ka vend edhe për kritika, pasi që ne të cilët e kemi përcjellë nga ana e tjetër, e kemi më lehtë. Thuhet se “pas beteje të gjithë gjenerelët janë të urtë” Posaçërisht skena e martesës e “Servetit “me “Dulçinejën “, një vajzë nga Kalaja një begesh, më një sklav “rob”. Natyrisht, dashuria nuk ka kufi, bile, edhe unë e kam shkruar në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art”, se pas lirimit Servantesi e ka marrë Dulsinenen më vehte.

Por më e marrë, e më ba dasën, nuk është njisoj… Prandaj, për ato të cilët e njohin më mirë jetën e Servantesit, sidomos ato të cilët e përkrahin hipotezën e qendrimit e tij në Kalanë tonë, më siguri gjithmonë kanë më gjetë vend për kritikë …Më në fund këtu bëhet fjalë për Servantesin, dhe ai është fundamenti i dramës, dhe ai është në fokusin të interesimit tonë. Mirëpo, unë dua të them se shfaqa dhe roli i aktorëve më ka lënë përshtypje dhe mbresa të kthella, duke ditur se bëhet fjalë për amator. Të gjithë aktorët pa dallim kanë lënë ke shikuesit përshtypje të mira. Më në fund, kjo dramë duhet të jetë një nismje edhe për formimin e një grupit teatral profesionist në qytetin tonë. Talenta kemi, vend dhe hapsirë duke filluar nga pjesa e Shkalasë ” muzeut” dhe “Qendrës për kulturë” në sasi të panumërt. Prandaj, ngjarje të tilla duhet të stimulohen dhe të përkrahen nga të gjitha strukturat politiko shoqërore.

Qyteti jonë ka nevoj për teatër, dhe për kulturë e një nivelim më të lartë. Munibi, si regjisor, pse jo. Është i talentuar, trashigëmi nga të parët e tij, të cilët kanë qenë amator, por unë themë “amator” shumë më të fortë se shumë nga “profesionostët” më shkalla të larta. Një talent i pashterrëshëm. Prandaj duhet të përkrahet, ti ndihmohet dhe të stimulohet. Si njëri nga ato i cili pa ndërprerje e përmend Servantesin, në tekste të ndryshëm, në mas medija në vend dhe jashtë vendit, në TV ekrane, posaçërisht dhe duke shoqëruar shumë grupe turistash nga vendi dhe nga bota, themë se “Servantesi dhe Dulçineja” është një risi dhe një ngjarje shumë pozitive për qytetin tonë.

Sot, pas ksaj shfaqie, më duket se bindja ime se në Kalanë tonë, ka mujtur më qenë i sjellun si rob lufte 5 vite Miguel de Servantesi, është bërë edhe më fortë. Fare në fund dua të themë, se kjo dramë nuk kishte mujtur më u realizuar pa ndihmën kolosale të z. Mustafë Cankës, publicistit, gaxetarit , shkrimtarit dhe një ndër njohësit më të mirë të historisë të qytetit tonë. Pa dyshim, z Mustafë Canka ka qenë dhe është nën hijen e të gjithë kësaj ngarjeje.

Ismet Karamanaga Facebook