Nika: Afera dhe skandali i gjykatës ndaj komunës me lëndën “PartizanskiPut”

May 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Afera-Partizanski-Put-UlcinjShkruan Muhamet Nika

Edhe dy fjalë rreth skandalit të gjykatës ndaj komunës që pritet  me lëndën “PartizanskiPut”

Kjo çështje fiton në peshë kur dihet që mbi bazën e një kredie  e cila  do të merret nga  komuna këtyre ditëve , sërish mund të aktivizohet procesi i bllokimit të shumës së komunës prej  rreth 600 mijë eurosh. Kjo pritet  të ndodhë  në emër të kamatës , që komuna ia paska gjoja   firmës  gogol” Partizanski Put” , mbi bazën e një vendimi gjyqësor..  Pa hyrë në dilemat se si u arrit të kjo shumë në emër të kamatës dhe kush ish ai ekspert i gjyqit i cili e përllogariti saktësisht shumën e kamatës,  mendojmë se ka shumë e shumë zbrazti që favorizojnë komunën në këtë kontest. Dilemat mbesin, athua qëllimisht duhet të jenë heshtur favoret e komunës ndaj kontratës duke krijuar hapësirë edhe për krim të organizuar .Rasti, nuk është i vetmi që ka ndodhur,  dhe  dëshmon se buxheti i komunës ka gjasa të jetë  bërë poligon plaçke i mafiozëve dhe individëve të gjykatave…?!!!

Njëri nga kryetarët e komunës,  Skender Hoxha , kur u ballafaqua me problemin ,  deri sa ish kryetar, vendosi ta hedhë  lëndën në kuvend , duke arsyetuar se, pronari , kish kërkuar nga komuna  t’i kthehet vetëm borxhi, e jo kamata e cila aktualisht  është shndërruar në kontest gjyqësor. Ai lëndën me të drejtë ia paraqiti , kuvendit, mirëpo Sekretari për Mbrojtjen e Pasurisë dhe Sekretari i Kuvendit, sipas procesverbalit të mbledhjes,  cekën që kjo lëndë shkon në favor të komunës dhe nuk ia leverdisë të nxjerrim kurrfarë konkluze.. Mirëpo si duket në këtë nuk patën të drejtë.

Lënda  u krijua në kohën e zenitit komunist dhe kishte për qëllim  ndërrimin e strukturës etnike

Shqiptarët në Ulqin, pas pushtimit të tyre dhe rënien nën Malin e Zi, në mënyrë permanente kanë qenë  të ekspozuar dhe janë ndaj   asimilimit të vet përmes kolonizimit me popullsi të ardhur serbo- malazeze….. Ndërsa njëra nga prapavijat e  represionit shtetëror, duhet të ketë qenë edhe dhënia në pronësi me pëlqimin e Kuvendit  të  hapësirave në Plazhin e Vogël. Puna ndodhi,  diku aty rreth viteve 90, në prag të  shembjes së komunizmit.  Sipas këtij vendimi të nxjerrë në kuvendin e Ulqinit ,  Ndërmarrja” Partizanski Put” nga Serbija, fitonte hapësira të dukshme në lokacionin përkatës , për të ndërtuar një numër të banesave në këtë lokacion. Ata për lokacionin e marrë, ç’është e vërteta  kishin paguar edhe një shumë të konsiderueshme parash,  por jo të gjitha, që  “i hëngri komuna”. Mirë po shumë shpejtë raportet shoqërore  filluan të prishën, dhe  lufta e nisur, në hapësirat e ish-Jugosllavisë pengoi realizimin e projektit.. Thuhet që edhe pushteti i ri  vendor me Lidhjen Demokratike   në Ulqin nuk u soll keq me palën e Beogradit, dhe nuk kërkoi anulimin e kontratës. Bile  komentohet se u shkua disa herë në nivelin më të lartë të komunës, edhe në Beograd  për  të rënë në ujdi rreth çështjes . Kjo  jep të kuptohet se Firma nga Beogradi nuk ka qenë e penguar në asnjë  moment nga  komuna,  për kryerjen e punimeve. Me gjithë atë , nga ana tjetër, nuk  mund të dihet se çfarë obligimesh mund të ketë marrë mbi vete kryetari i atëhershëm i komunës në lidhje me këtë që sot reflekton të jetë skandal financiar. Madje nuk u dha  për një kohë të gjatë, kurrfarë raporti  në kuvend për kontestin  , edhe pse  gjykata i zhvati komunës një  shumë prej  800 mijë eurosh, mendojmë në kohën kur kryetar i saj ishte Gëzim Hajdinaga.

Ku qëndron rreziku

Duke e ditur, që vendimi për ekzekutim, ka arritur dhe banka mbajti të  bllokuar për disa ditë mjetet  financiare të komunës , por që u evitua nga politika,  për momentin- bllokimi,  sërish paraqet rrezik. Ndoshta marrja e kredisë , në shumën prej 2miljonë eurove  , mund të nxisë  përsëri bllokimin e mjeteve në këtë situatë tepër të rëndë  financiare, për komunën e Ulqinit. Nisur nga këto rreziqe eventuale , e kemi parë të arsyeshme që duke shfrytëzuar mundësitë ligjore- Ligjit për tu qasur informacionit, t’i drejtohemi sekretariatit përkatës ,me kërkesë ,  për të na njohur me kronologjinë e kësaj lënde dhe me këtë çështje të njoftohet opinioni,  si dhe mundësisht të  arrihet deri te pengimi i marrjes së parave në mënyrë të pa ligjshme. Duke  e ditur që për këtë skandal financiarë kemi fol edhe më herët, këtu më poshtë do të sjellim kërkesën drejtuar Sekretariatit  për Mbrojtjen e Pasurisë të Komunës së Ulqinit, në mënyrë që të përgatiten masat adekuate edhe për  marrjen në përgjegjësi të atyre që mund të jenë të impenjuar.