Vjedhin lulet e parkut në Ulqin + Foto
Nga intervista ime me ish drejtoreshen e ndërmarrjes publike “Veprimtaritë komunale” Ulqin zonja Zana Sarvan, ngreu shqetësimin se në vazhdimësi lulet dhe bimët e tjera decorative që po mbillen nga kjo kompani në hapësirat publike të qytetit po vidhen dhe po dëmtohen nga qytetar të pandërgjegjshëm. Ish Drejtoresha e kësja kompanie publike Zana Sarvan nënvizoi se kjo dukuri po bëhet shqetësuese dhe apelon deri te organet e rendit që të marrin masa jo vetëm për këto raste të përsëritura por të aktivizohen më shumë në respect të ligjit për mbrojtjen e ambientit.

Zonja Sarvan theksoi gjithashtu se pavarsisht angazhimit maksimal të të punësuarëve të kompanisë që ajo drejtoj për pastërtin e Ulqinit duhet të kujdesemi të gjithë pa përjashtim.’’Qytetarinë ulqinak e kanë treguar me kohë por ka individ të pandërgjegjshëm që përvec se po vjedhin lulet në hapësirat publike po hedhin mbeturinat ku të mundin duke kontribuar në papastërtinë e Ulqinit’’përfundoi ajo.

Ndërmarrjes publike “Veprimtaritë komunale” Ulqin gjatë periudhës së kaluar është ballafaquar me probleme të shumta financiare dhe organizative , gjë që është reflektuar edhe në organizimin e grevave të punëtorëve, për shkak të mosmarrjes së pagave me muaj të tërë gjë kjo që këto ditë punëtorët e pastrimit kanë arritur marrëveshjen me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka që menjëherë të fillojnë pastrimin e qytetit. Është dakorduar dinamika e realizimit të kërkesave të tyre, si dhe që për çdo problem eventual dy anët të gjejnë zgjidhje me kompromis.

„Ulqini duhet të jetë i pastër. Kjo është fytyra e të gjithë neve, sidomos meqë kemi mysafirë dhe ekskurzione“, u konkludua në këtë mbledhje.
Në vend që të gëzohemi që kemi vende rekreative si parku i qytetit përbri rrugës në Ranë që është definitivisht parku më i mirë i Ulqinit na i vjedhim edhe lulet.
Punëtorët përgjegjës për përkujdesjen ndaj tij janë shumë të zellshëm dhe e mbajnë mjaftë pastër e gjithashtu kujdesen mjaft mirë edhe për bimët dekorative të mbjella aty, por ka njerëz që bëjnë edhe aso gjeste të këtij niveli të ulët të kulturës.
Foto Ismet Karamanaga Facebook











