Peshkatari Adem Kraja kap një breshkë gjigande me anten në Ulqin – Video

May 22, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Adem-Kraja-kap-breshkë gjigande me anten ne UlqinNjë breshkë e stërmadhe tropikale është zënë nga rrjetat e peshkatarit Adem Kraja në afërsi të gadishullit të Ada Buna. Breshka që mendohet se shkon deri në 30 kilogram u kap nga rrjetat e peshkimit vetëm disa metra larg bregut . Ajo ishte e ngarkuar me anten GPS  nga instituti Italian i biologjis në bazë të projektit NETCET.
Adem-Kraja-kap-breshkë gjigande me anten ne Ulqin-1

Sipas peshkatarit që e ka peshkuar, breshka detare ka rënë në rrjetat e destinuara për levrek, qefull dhe merluc. Ky nuk është rasti i parë që gjallesa të rralla për ujrat tona detare kapen në afërsi të Ishullit Ada në Bunë, ndërsa peshkatarët thonë se mbërritja e një gjallese të tillë në ujrat tona ndodh si shkak i ngrohjes së ujrave dhe rrymave detare në përgjithësi.
Adem-Kraja-kap-breshkë gjigande me anten ne Ulqin-2

Por rasti i fundit është edhe më i rralle pasi breshka gjigande nuk është kapur në stinën e nxehtë të verës sic ka ndodhur herët e tjera, por në kulmin e pranveres, dhe kjo mund të shpjegohet thonë peshkatërët me ngrohjen e ujrave në atë masë që i përafrohen ujrave tropikale. Më pas breshka është lënë e lirë në ujë në afërsi të zonës së qytetit të vjetër të Ulqinit./Lajme nga Ulqini/

YouTube Preview Image