Salaj: Mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi – Video

May 23, 2014   | Opinione

Ali-Salaj-Ibrahim-BerjashiTe gjendur mes dy qendrave te njohura kulturore dhe politike jo vetem ne Ballkan por edhe ne Evrope , sic jane Shkodra dhe Raguza (Dubrovniku), shqiptaret e trojeve etnike ne Mal te Zi perfshiheshin dhe trajtoheshin kohe pas kohe ne periodiket qe botoheshin ne keto dy qytete.Ne Dubrovnik botohej gazeta “Shpnesa e Shcypeniise” (1905-1908) ku botues dhe kryeredaktor ishte intelektuali i njohur nga Trieshi i Malesise , Nikolle Ivanaj. “Shpnesa e Shcypeniise” ishte nje organ me fryme kombetare ku ushqente mendesine e shqiptareve per kryengritje te armatosur dhe ngrente idene e bashkimit kombetar .

Gazeta botohej ne gjuhen shqipe (gegerisht), serbisht dhe italisht. Botimi edhe ne gjuhen serbe behej me qellim qe tu kundervihej aspiratave te Serbise dhe Malit te Zi per uzurpimin e tokave shqiptare. Edhe shtypi i botuar ne Shkoder si gazeta “Ishkodra”(1879), “Shqyptari” (1904), “Xani i Shcyptarve” (1905-1906), “Koha-Bashkimi” (1910- 1911) etj., merreshin me ceshtjen shqiptare duke perfshire ketu edhe tema qe kane te bejne me shqiptaret ne Mal te Zi. Edhe pse shtypi ne gjuhen shqipe ishte i perhapur neper te gjithe rajonin dhe ne qendrat me te njohura boterore si tek arbreshet e Italise, ne Vilajetin e Kosoves, ne Shkup, Sofje, Bukuresht, Stambolle, Beograd, ne Greqi, Egjipt e deri ne SHBA, vetem ne Mal te Zi , ku ekzistonte edhe shtypshkronja me e vjeter ne Ballkan, nuk doli asnje organ i shtypit shqiptar. U desh te pritet me shume se nje gjysme shekulli deri ne vitin 1965 qe ne Radion e Malit te Zi te emetohet nje emision javor prej 45 minutash ne gjuhen shqipe. Me vone programi ne gjuhen shqipe u zgjeruan me Lajmet dhe Ditari qe transmetohen gjashte dite ne jave dhe nje emision prej 30 minutash “Ne fund te javes”.

Emisioni i pare ne gjuhen shqipe ne Televizionin e Malit te Zi fillon ne vitin 1992 me nje emision ne jave per tu zgjeruar ne kohen e pluralizmit partiak ne vitin 1998 ku edhe formohet redaksia ne gjuhen shqipe. Ne Mal te Zi veprojne edhe dy televizione dhe nje radio private TV Teuta, TV Boin dhe Radio Elita dhe disa radio publike: Radio Ulqini, Radio Tivari dhe Radio Zeri i Plaves. Fillimet e mediave publike ne nivel qendror dhe vendor kishin ne fokus propaganden politike e ideologjike. Ne emisionet ne gjuhen shqipe dominonte informacioni , kronika dhe reportazhi mbi jeten e fshatit dhe zhvillimit te bujqesise. Pervec informacioneve te perkthyera , ne keto emisione verehej nje perqasje deri ne emitim dhe kopjim te mediave ne gjuhen sllave. Nisja dhe zhvillimi i mediave te shkruara ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi eshte i vonshem dhe mjaft i kufizuar.

Fillimi dhe ecuria e ketyre mediave percaktohej nga shume faktor si ekonomike, politike dhe profesionale. Shtypi i shkruar nisi natyrshem duke e qartesuar dhe kristalizuar formen e informacionit te shqiptaret ne Mal te Zi, por per fat te keq shumica e tyre pati veprimtari me nje jetegjatesi te shkurter si pasoje e problemeve te ndryshme. Shtypi i shkruar nisi me revisten per kulture “Koha” (1979-1990) ku brenda ketij harku kohor dolen 54 numra dhe per here te pare sprovohen pendat e reja qe me vone do te jene emra te njohur ne fushen e kultures, letersise dhe artit. Ne fillim te viteve 90 fillon botimi i revistes “Fati” botuar nga Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club” ne Ulqin, e cila mund te konsiderohet si nismetare e shtypit pluralist qe pak a shume shkeputet nga zyrtarizimi, nga orientimet e ngurta duke trajtuar nje problematike me te gjere e me te larmishme. Pason gazeta e pavarur “Kronika” e lindur si gazete lokale e Ulqinit. E botuar me nderprerje per afro 10 vjet (1998-2007) “Kronika” trajtoi tema te ndryshme politike dhe kulturore ku shpeshhere hapte probleme te mprehta qe kishin te benin me qeverisjen e pushtetit vendor dhe per poziten e pakices shqiptare ne Mal te Zi.

Gazeten ne vazhdimesi e ndiqnin mungesa e kuadrove si dhe problemet e shumta financiare. Ne Podgrorice u botua shtojca ne gjuhen shqipe ne gazeten “Polis” e cila qe nga viti 1981 fillimisht doli ne nje faqe per tu zgjeruar ne 8 faqe ne vitin 1992. Gazeta konsiderohej si nje segment i rendesishem informativ per banoret e Malesise. Merrej kryesisht me tema rurale pa ndonje qasje kritike mbi aktualitetet shoqerore dhe politike. Duke u thirre ne ligjin per media , sipas te cilit shteti , respektivisht qeverisja lokale, nuk mund te jete themelues i medieve te shtypura gazeta u mbyll ne vitin 2003. Nje reviste tejet lokale por e nje rendesie te vecante kulturore dhe kombetare eshte revista “Buzuku”. Te gjitha numrat e saj jane fokusuar rreth kultures, folklorit dhe historise se Shestanit ne rajonin e Krajes , i cili sot eshte nje vend i asimiluar si ne aspektin kulturor ashtu edhe ne ate kombetar Me paraqitjen e gazetes “Koha Javore” ne vitin 2002 shfaqet nje pejsazh i ri mediatik me shume ngjyra dhe mjafte dinamik. Ne kete gazete verehet me shume hapesire ndaj mendimeve e qasjeve te ndryshme te shqiptareve per cka konsiderohet si perpjekja serioze ne fushen e mediave te shkruara shqipe ne Mal te Zi.

Nje prurje pozitive ne fushen e mediave ofrojne botimet e revistave kulturore e shkencore si “Lemba”,” Dija” , “Malesia” qe vazhdojne te botohen kohe pas kohe sipas mundesive financiare si dhe “Kraja”, “Malesia e Madhe” dhe “Illyrikum”, te cilat te shternguara nga faktori ekonomik dhe pa mbeshtetjen e duhur te institucioneve dhe donatoreve u detyruan qe pas nje veprimtarie te shkurter te mbyllen. Botimi i ketyre revistave ,te cilat kryesisht jane organe te shoqatave te krijuesve dhe te intelektualeve nga Mali i Zi luajten nje rol te madh ne emancipimin e lexuesit por edhe ne zbulimin e pendave te reja nga keto hapesira. Veprimtaria intelektuale elitare te botuara ne keto revista solli vlera te padyshimta kulturore dhe shkencore duke u marr me nje larmi problematikash me skeda te krijuara neper vite gjurmimesh. Keshtu keto revista marrin vlerat e nje dokumenti te mirefillte shkencor dhe historiografik per shqiptaret ne Mal te Zi.

Ali Salaj
Koha Javore

YouTube Preview Image