Ne Ulqin perfundoi turneu i tenisit ITF MONTENEGRO OPEN 2014

May 26, 2014   | Sporti / Sport

Ulcinj-Ulqin-ITF MONTENEGRO OPEN 2014Turneu i cili filloi te Henen, perfundoi sot me date 25.05.2014.
Ne kete turne morren pjese 90 lojtare nga 26 shtete nga Evropa dhe Bota.

Ulcinj-Ulqin-ITF MONTENEGRO OPEN 2014-1
Lojtari Yne Rrezart Cungu arriti deri ne cejrekfinalen e turneut ku u ndal nga lojtari Yshai Oliel nga Izraeli.Ishte ky turneu i pari keti niveli qe mbahet ne Ulqin dhe i cili barte ne vete lojtare qe tashme jane radhitur ne ATP listen boterore. Ne ceremonin e ndarjen e cmimeve morren pjese kryetari i klubit te tenisit Bellevue z. Nazif Cungu dhe kryetari i Federates se tenisit te Malit te Zi.
Fitues te turneut dolen:
KHLIF NOE (FRA) mposhti lojtarin nga Serbia FILIP GRBIC me rezultat 6/2, 6/0
Oana Gavrila (ROU) ishte me e mire se Monica Kilnarova (CZE) me rezultat 7/6, 3/6, 6/4 ,
Ne konkurencen e cifteve per djlem fitues dolen Duda Filip dhe Rikl Patrik, kurse ne konkurencen e vajzave Oana Gavrila dhe Monika Kilnarova ishin me te mirat.