Partia e Gjukanoviqit fiton në Tuz

May 26, 2014   | Ngjarjet - Events

 

DPS-TUZI Në Tuzin shqiptar fiton partia e Gjukanoviqit

Tuz, 26 maj – Në Mal të Zi dje janë mbajtur zgjedhjet për pushtetin lokal. Sipas të dhënave preliminare, në Komunën Urbane të Tuzit (në kuadër të asaj të Podgoricës), që është më pak se komunat e tjera të pavarura, që i raporton Malësia org.

Shumicën absolute të votave e ka fituar koalicioni i DPS-së – Koalicioni “Për Tuzin Evropian – Milo Djukanovic” (DPS-UDSH-Partia Boshnjake-Lista për Tuz) me 3352 vota, gjegjësisht 13 mandate, që ndiqet nga Koalicioni Shqiptar (Alternativa Shqiptare – Iniciativa Qytetare) me 1203 vota, gjegjësish 4 mandate, pastaj vijnë Lidhja Demokratike në Mal të Zi me 863 vota, gjegjësish 3 mandate, SDP- Pozitivna me 506 vota, gjegjësish 2 mandate, dhe SNP me 237 vota, mbetet pa mandat
Partitë shqiptare që garuan për pushtetin lokal në Tuz manifestuan përçarjen tradicionale dhe madje jo vetëm në baza partiake, por edhe fetare. Për pasojë fitoi partia e Gjukanoviqit, DPS, ashtu siç ndodhi muaj më parë edhe në Ulqin.
Kuvendi i KU Tuz ka gjithsej 22 vende.

Koha Net