Në Ulqin gjendet një delfin i ngordhur

May 28, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Në Ulqin gjendet një delfin i ngordhur-3Duke u bazuar ngjarjeve të fundit nga rrjeti social Facebook Nemanja Skobic,  njoftohet se gjendet një tjetër delfin i ngordhur në bregdetin e qytetit të Ulqinit. Delfini është gjetur dje në zonën e Ujit të Ftohtë të plazhit Dolcinium Kite Siurf nga sportistët e Kite Surfit dhe kalimtarët të rastit. Delfini ka një gjatësi prej disa metrash, ndërkohë që kishte dëmtime të shumta në trup. Shkak për ngordhjen e tij dyshohet të ketë qenë goditja nga një mjet lundrues si dhe nga rjetat e peshkatarëve.

Nga konstatimet e para në fotografi  është vënë re se delfini ka dëmtime në trup të cilat mund ti kenë shkaktuar dhe humbjen e jetës si dhe rjeta e peshkatarëve e ngatruar nëper dhemb dhe trup.. Gjithashtu mendohet se ka qenë rryma detare ajo që e ka sjellë në breg, pasi moti i mbrëmshëm është karakterizuar nga erëra të forta.
Dyshohet se delfini ka dalë pranë cektinës pa mundur të kthehet dot në thellësi të ujrave. Për shkak se nuk ka mundur të vazhdojë frymëmarrjen normale, delfini ka ngordhur.

Në Ulqin gjendet një delfin i ngordhur
Delfinët ashtu si peshkaqenët janë peshq që nuk jetojnë në ujrat e detit Adriatik dhe për këtë arsye shihen tepër rrallë në vendin tonë.
Sipas specialistëve, delfinët janë afruar se tepërmi në vitet e fundit në bregdetin e Ulqinit, për shkak edhe të ngrohjes globale, ndërkohë që shpesh bëhen viktima të goditjes aksidentale nga mjetet lundruese.

Ky është rast përserites brenda një viti që rryma e detit nxjerr në sipërfaqe një delfin të ngordhur në qytetin e Ulqinit. Siç mun të vreni në fotografi delfini i ngordhur eshtë  varros në lokalitetin e plazhit Dolcinium. /Lajme nga Ulqini