Organizata turistike e Ulqinit prezanton ofertën në Prishtinë

May 28, 2014   | Turizmi / Turizam

Organizata turistike e Ulqinit ne prishtinePanairi i Prishtinës

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit është duke marrë pjesë në panairin e 11 ndërkombëtar të turizmit në Prishtinë i cili po mbahet në pallatin e rinisë. Panairi filloi sot ne ora 11.00 ku fjalen pershendetese e kishte kryetari i Komunës z.Fatmir Gjeka. Në këtë panair në të cilin janë prezent shumë ekspozues nga vende të ndryshme nga rajoni, Organizata Turistike ka siguruar një stendë prej 22m2 për të gjithë afaristët e Ulqinit në mënyrë që të bëhet ekpozimi i materijalit promovues dhe shkëmbimi i kontakteve me afaristë dhe agjensi të ndryshme turistike nga Kosova. Ne kuader te stendes te gjithe vizitoret kane patur mundesine te bejne edhe degustimin e kuzhines tradicionale dhe vojit te ullirit. Prej afaristëve të Ulqinit që kanë vendosur të bëjnë promovimin e ofertës së vet turistike ishin Rivijera e Ulqinit, hotelet Mediteran, Albatrosi, Laguna, Zan, Sahara, firma Giovanni trade, akomodimet private LLolla dhe Eneida si dhe agjensia turistike Mcm Travel.

Organizata turistike e Ulqinit ne prishtine-1
Me qëllim të një promovimi më të mirë të ofertës turistike për sezonin 2014, delegacioni i Ulqinit në krye me Kryetarin e Komunes z.Fatmir Gjeken dhe drejtoreshen e Organizates Turistike z.Zana Sarvan, kane marre pjese ne disa programe te televizioneve me te njohura te Kosoves sic jane RTK, KTV, Klan Kosova, TV21 etj, ku kane promovuar edhe shfaqjen e drames Servantes dhe Dulcinea qe do te mbahet me daten 29 maj ne teatrin Dodona ne Prishtine. Poashtu diten e pare te panairit kryetari Gjeka dhe drejtoresha e OT Zana Sarvan u takuan me kryetarin e Prishtines z.Shpend Ahmetaj ku biseduan nder te tjerat edhe per bashkepunimin dhe lidhjet qe mund ti kene ne te ardhmen te dy qytetet. Kryetari Ahmetaj ka shprehur kenaqesine per takimin qe paten sot ne mengjez duke thene qe Kosova dhe Ulqini jane te pandare dhe qe i lidh nje tradite shumevjecare.
Organizata turistike e Ulqinit ne prishtine-2-shpend-ahmetaj

Shpresojmë që me këtë angazhim që Organizata Turistike ka bërë gjithnjë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit do te ndikoje  sa do pak që numri i turistëve nga Kosova të jetë më i madh se sa vitin e kaluar. Duhet theksuar qe ne vitin 2013 turistet nha Kosova kane realizuar rreh 230.000 fjetje qe eshte 9% me teper ne krahasim me vitin 2012.

 

Sherbimi i Organizate Turistike