Ulqinakët prezantojnë ofertën turistike në Kosovë – Video

May 28, 2014   | Shtypi / Mediji

panairi-turizmit-prishtinePrishtinë, 28 maj: Në panairin e Turizmit në Prishtinë, po merr pjesa edhe një delagacion nga Komuna e Ulqinit i udhëhequr nga kryetari Fatmir Gjeka, drejtoresha e Organizatës Turistike Zana Sarvan dhe pronar hotelesh, plazhave e restoranteve nga Ulqini. Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës së Ulqinit, në hapje të panairit tha se ky panair është i rëndësishëm e i cili synon të vendos një traditë në promovimin e turizmit. Kjo ka vlerë për Ulqinin, jo vetëm për numrin e mysafrëve që vijnë dhe pushojnë në bregtedin e Ulqinit, por edhe në lidhjet e forta vllazërore, ndërmjet Kosovës, Ulqinit dhe shqiptarëve në Mal të Zi. “Kemi ardhur këtu për të falënderuar mysafirët nga Kosova, të cilët ashtu si ne i njohin pasurit e mëdha që ka Ulqini, kur është fjala për turizmin”, tha Gjeka.
panairi-turizmit

I pari i Ulqinit, shtoi se si pushtet vendës i kanë vënë detyrë vehtes që këto potenciale ti shfrytëzojnë më shumë, për të gjeneruar të ardhura më të mëdha dhe punësim. “Të gjithë në Ulqin do të japin çdo gjë nga vehtja edhe këtë verë që pushimet e gjith secilit që vjen në Ulqin të jenë të paharrueshme dhe mbres lënëse”, tha Fatmir Gjeka. Kryetari më tej shtoi se janë mëse të bindur që panairi I këtij viti do të përmbush synimet dhe I fton qytetarët e Kosova që pushimet ti kalojnë në Ulqin.

Besim Toska

YouTube Preview Image