Nika: Ulqinakët në luftë për hapësirë – (I)

May 30, 2014   | Opinione

ulqiniShkruan Muhamet Nika:

Rrënimi i Kripores dhe vendimi i  Kuvendit të Komunës së Ulqinit për ta ndaluar atë

 

Këtyre ditëve, zhvilloi punimet kuvendi i jashtëzakonshëm i Komunës së Ulqinit  për të penguar fikjen përfundimtare të  Kripores  .  Kush e shikoi prej  anash  kuvendin, nuk e pati të vështirë ta hetojë  se  në “ emër të popullit dhe të punëtorëve…” aty ishin mbledhur  njerëz të ndryshëm me qëllime të ndryshme.  Të parët ishin ata që vërtetë me sinqeritetin e tyre,  u vinte keq për  çfarë ndodhi me privatizimin e saj. Të fundi(në fakt të parët)  ishin  ata të cilët sikur aludonin që përmes  vendimeve të kuvendit nesër   të merrnin mundësisht edhe nga një copë të sajën. Andaj u  nxorën shpejt e shpejt do konkluza,  me të cilat “ Në mënyrë të jahtëzskonshme” ngarkonin ekzekutivin e komunës edhe  materialisht në favor të një  firmës  private! Kuptohet që ligji aktual e ndalon rreptësisht, punën e shlyerjes së borxheve të një kompanie private nga buxheti i një institucioni publik qoftë edhe me vendim të  kuvendit të atij institucionit. Ndoshta kjo ishte arsyeja, që pas pikës së rendit të ditës së propozuar nuk qëndroi si përpunues as njëri nga sekretariatet e pushtetit që u takon. Andaj është  pyetje në vete në se  kryetari i komunës , do të “guxojë” të shkel ligjin sepse , qenka zbuluar një interes tepër i lartë… Çështja e ndihmesës

materiale duket se është fare utopike, kur dihet që edhe vetë sektori i pushtetit lokal ka një humbje jo më pak se 3miljonë eurosh dhe sipas ligjit veç ka hyrë në  zonën për futjen e masave të dhunshme…?!!! Thjeshtë , nëse ekzekutivi  më parë  pat bërë pagesa për shlyerje detyrimesh  duke u   ujdis “në emër të një interesi të lartë” me përfaqësuesit e  ish-sektorit shoqëror të privatizuar duke i siguruar atij “benefite” ty ndryshme, atëherë  ka përgjegjësi ligjore. Ky sektor,  në raport me pjesën  tjetër të sektorit privat para institucioneve shtetërore është tërësisht i barabartë.. Koha , kur siç thuhet që  ish ndërmarrjeve komuniste të privatizuara,  “u hante shaka petulla”, me ligj moti ka perënduar…???!!!!!!

Duke ndjekur për gjatë tërë kohës, opsionet politike kisha përshtypjen që  palët e interesuara të cilat i bie të jenë në këtë situatë, qeveria dhe biznesi Ulqinak sikur  demonstronin karshi njëra tjetrës  forcën e vet  në prag të agonisë së ndërmarrjes. Dhe përsëri, sikur biznesi kërcënonte me fjalët, unë të çoj në këmbë  punëtorët, me gjithë sektorin  civil dhe  tërë Evropën po më përjashtove në proces të falimentimit ashtu si ma bëre dikur me “hotelskon”…?!!!  Kurse qeveria, sikur cekte : hajt se u njoh unë juve, që  nuk  keni ku shkoni sepse u rrethoj me ligje dhe plane urbanistike?!!! Me gjithë atë  i gjithë ky konfrontim   shihet se ka krijuar barrierë biznesi dhe është duke trembur investitorët e huaj dhe po u kushton vetë ulqinakëve. Deri sa biznesi ulqinak  të shtyhet me shtet në emër të kuvendit komunal, se në cilën zonë  të qytetit, duhet të investohet, aty ku prona është e shtetit

apo aty ku ajo është e biznesit , kuptohet se edhe   ato pakë investitorë të huaj do të shkojnë në qytetet tjera të republikës?!

 

Parodia e agonisë  nga Poli i Tretë

Që agonia e ndërmarrjes   po përjetonte çastet e saja  tragjike  në këtë mbledhje të kuvendit, duke i ngjarë   atij që jep frymë  u pa që në  diskutimet e startit.

“Patriotat e çështjes”,  gjatë debatit , të dukej sikur shtronin çështjen, duke kërkuar “Sylyzin” e  të sëmurit( Kripores…), ende pa vdekur- dhe përmendnin obligimet që dalin nga mos pagesa me vite e tatimit të shfrytëzimit të tokës, që po  le pa paguar ajo ndaj komunës. Mirëpo  këtë( punën e sylyzit) , u hetua se nuk  e parapëlqente  fort biznesi, dhe këta që kanë   mendim”pozitiv” për shoqërinë?! “Pozitivët”  arsyetonin me çështjen  e pa arsyeshme  për mospagesë të “sylyzit”, sepse sipas tyre  pagesa e tatimit në tokë  përligjte  gjoja  legjitimitetn pas vdekjes së pronarit…  E  kësaj i thonë  ” t’ia mshom Katunarit”  për  tatim toke…?!! Ndoshta nuk e menduan kaq thellë,  por  prapë si  dihet, mbase mendonin në heshtje  që ky borxh po qe se nuk kërkohet, nesër mund të llogarite i falur… Sipas bindjes dhe përvojës , shkopi gjithherë ka dy anë dhe varët në cilën anë e kap..Në se e rrokë gabim u sos puna. Le të kujtojmë  borxhin që pagoi para dy viteve komuna ndaj ish- Otrant Komercit të ndjerë, prej 200mijë eurosh. Mendojmë për atë, kur trashëgimtari  i Otrantit(me të njëjtin emër),zbuloi një testament borxhi,  i cili e  obligonte komunën për shlyerjen e tij . Ai  u pagua edhe pse Otranti  der sa ish gjallë,  nuk pagoi asnjëherë

borxhet ndaj komunës, për objektet e veta që kish në zonat më atraktive  të saja. Dhe  për çudi, askush nga komuna nuk u kujtua të reagojë ndaj gjykatës me shkrim, përveç se u kënaqën me një konferencë shtypi.   Praktika e  tregtisë, thotë, që ai i cili  jep shpirt nuk duhet të trashëgohet me borxhe ndaj të tjerëve,e borxhet ndaj tij janë të mirë se ardhura si në rastin konkret. Sepse edhe nëse e  blen dhe më pas e shet, atë që blenë, kurse  më pas zbulohen  borxhet  që ia kishin të ndjerit, kjo nuk të përjashton të marrësh hise nga testamenti i zbuluar që  sipas ligjit hisja  të  takon.

Nga kjo mund të kuptohet e të përfundohet,  një gjë,  të cilën doemos duhet ta dinë të gjithë ata që ishin të tubuar dje në  kuvend e nuk e dinin.

 NJË  GJË PE RËNDIA IA KA NDALUAR EDHE VETËS, QË KOHËN TA KËTHEJ MBRAPSHTË- THOTË AKINOI, KURSE PROFETI , SE : KOH A ËSHTË SHPATË, NËSE TI NUK E PRET, TË PRET AJO TY ?!

Për shqiptarët në Ulqin shpata e kohës  së Kripores ,  bashkë me do shpata tjera moti  ka kohë që e goditi Ulqinin ,  dhe në vend që ne ta prisnim , na preu ajo ne….?!!!