Rrezik nga bërlloku dhe deponia e mbeturinave ndërtimore në Anë të Malit!

May 30, 2014   | Shoqëria / Društvo

deponia e mbeturinave ndërtimore ne krytheKëto ditë Lajme nga Ulqini bëri një reportazhe mbi deponitë e egëra  që është shumë alarmante deponia në Krythë në Anë të Malit.
Si duket qytetit të Ulqinit nuk i shkon pa një deponi të egër gjatë.
Situata është thuajse e njëjtë si edhe para disa viteve kur ky qytet si dhe fshatrat për rreth sikurse Krytha, Sukobina, Katërkolla, etj, hedhin mbeturinat ku jan të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme nga sasia e madhe e hedhurinave e grumbulluara.
Gjatë grumbullimit të hedhurinave dhe mos transportit të tyre, por edhe nëse transportohen, ai vend bëhet çerdhe e insekteve të ndryshme, shpezëve të cilët më pas e përhapin ndonjë epidemi. Ai vend  është potencial për epidemi të ndryshme prandaj dislokimi i saj do të ishte zgjidhja më e mirë.
deponia e mbeturinave ndërtimore ne krythe-4

Në shumë rrugë dhe lokalitete sidomos në zonat rurale të Ulqinit ku nga qytetarët  të pandërgjegjshëm po shndrrohen në deponi ilegale ku hidhen në vazhdimësi mbeturina dhe plehra .Fenomen që po bëhet shumë masovik dhe me pasoja të pariparushme për ambientin, sepse nëse nuk merren masa të shpejta parandaluese nga kopetentët mund të rezultoj edhe me probleme për jetën e banorëve sepse plehrat në të shumtën e rasteve hidhen dhe përfundojn në afërsi të burimeve të ujit apo përrrockave .Ndërkohë, e njëjta praktik ndiqet edhe me mbetjet ndërtimore dhe inertet të cilat hidhen ku të munden dhe ku u përshtatet qytetarëve të pandërgjegjshëm duke sjell një pamje të shëmtuar në disa vende dhe lokalitete të komunës.Këtë situatë e konfirmojn dhe inspektorët komunal të cilët sic duket janë të pa fuqishëm përball kësaj dukurie e cila po merrë përmasa të tjera ,ndërsa ndërhyrja është bërë e domosdoshme për ta neutralizuar këtë dukuri thonë qytetarët që brengosen për ambientin që i rrethon.

deponia e mbeturinave ndërtimore ne krythe-1

Ndërkohë, situata ditë për ditë vërshtirësohet në disa lokalitet të cilat kan marr pamje tjetër edhe pse ekziston deponia e komunës ku mund të hidhen këto mbetje.Ndërsa, për një pjesë të anamalëseve kjo situate ndodhë për shkak se inspektorët komunal dhe policia nuk e kryejn detyrën si duhet në këtë drejtim”nëse policia dhe inspektorët komunal do ta kryenin detyrën sic duhet ne nuk do të kishim këtë gjendje që është sot me deponit e egra, duhet të vendoset rregull në këtë drejtim dhe ata që kanë përgjegjsi përballë qytetarve dhe ligjit të kryejn detyrën”thotë një qytetar që na dërgoi kët reportazhë duke qen i revoltuar për të cilin në këtë mes janë institucionet që kanë dështuar .

deponia e mbeturinave ndërtimore ne krythe-3

Ndërkohë mbetjet ndërtimore me të madhe hidhen në disa vende.më shumë hidhen në drejtim të rrugës për në  Krythë të cilat në disa pjes kanë marrë pamje të një  deponie të vërtet.

deponia e mbeturinave ndërtimore ne krythe-2