Sot në Tivar solemnisht u hap Qendra kulturore islamike dhe Xhamia e Selimit – Video
Hapet qendra kulturore historike dhe xhamia
Sot nëTivar solemnisht u hap Qendra kulturore islamike dhe Xhamia e Selimit me ç rast u kumtua se ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e myslimanëve në Mal të Zi . Reisi i Bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat Fejziq ka theksuar se Tivari është i njohur si qytet shumë etnik në të cilin jetojnë në harmoni të gjitha religjionet. Zevendës kryeministri i Turqisë Emrullah Isler ka shprehur përshëndetjet e zyrtarëve turqë duke i vlerësuar se hapja e këtij objekti është vërtetim i marrëdhënieve të mira ndërmjet dy popujve. Sipas fjalëve të tij agjencia qeveritare zhvillimore e Turqisë Tika ka merita shumë të mëdha për marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë. Për ndryshe Qendra kulturore islamike dhe xhamia në Tivar është objekti më i madh islamik në Mal të Zi dhe njëri ndër më të mëdhenjtë në Ballkan me një sipërfaqe prej 4 mijë metra katrorë . Ndërtimi i këtij objekti ka zgjatur 12 vjet në disa faza.
TVCG





