Vrasja prapa dyerve të mbyllura në marketin Solaris Ulqin – Video

May 30, 2014   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

solaris-ulqinPolicia ende nuk ka dhënë hollësi në ç’rrethana, një natë më parë, në marketin “Sollaris” në Ulqin u vranë Mark Dukagjini, vëllai i pronarit të “Sollarisit” dhe Aldiana Ceka, punëtore në të njëjtin market.

Ata që dytë, rreth orës 19:45 kanë gjetur vdekjen në zyrën e këtij marketi. Sipas burimeve jozyrtare, Ceka kishte dy plagë në kokë ndërkaq Dukagjni një plagë në gojë andaj hetuesit që po merren me rastin ende nuk kanë dalë menjë rezultat nëse ishte vrasje e pasuar me vetëvrasje nga Dukagjini apo mund të jetë përfshitë edhe ndonjë person i tretë që mund ti ketë vrarë të dytë.

Megjithëse më i besueshëm duket varianti i parë pasi zyra ku kishte ndodhur vrasjaishte e mbyllur përbrenda dhe pranë dy kufomave ishte gjetur edhe revolja me të cilën dyshohet të ketë kryer krimi.

Hetuesia ende nuk ka dhënë hollësi lidhur me hetimet e para dhe ekzaminimin e gjurmëve të mbetura në vendin e ngjarjes.
Prokuroria ka urdhëruar që kufomat e dy viktimave të dërgohen për obduksion si dhe incizimet nga kamerat e sigurisë të cilat do të ndihmojnë shumë për të zbardhur rastin e rëndë, që ka tronditur jo vetëm punëtorët e kësaj qendre tregtare por edhe Ulqinin,përndryshe qytet shumë i qetë, andaj me të dëgjuar të shtënat, një masë e madhe njerëzish ishte mbledhur para objektit. Ndër ta të tmerruar e në pikëllim edhe bashkëshorti e prindërit e Aldianës së vrarë, nënë e dy fëmijëve por edhe vëllai i Markut, Nikollë Dukagjni, bashkëpronar i “Solarisit” që nuk mund të gjente shpjegim për tragjedinë e paparë në këtë qytet.

Zëri