Papastërtia në qytetin e vjetër të Ulqinit ka arritur kulminacionin + Foto

May 31, 2014   | Turizmi / Turizam

Papastërtia në qytetin e vjetër të UlqinitPapastërtia në qytetin e vjetër të Ulqinit ka arritur kulminacionin, ulqinakët nuk u kursyen nga papastërtia as nga kamerat dhe fotografitë që sjellin emisionet në opinjonin e Belgjikës. Qyteti i vjetër kundërmon nga era e keqe dhe mbeturina e shpërndara gjithkund nëpër trotuare, rrugica dhe parqe, por tash arriti dhe kulminacioni dhe në detë.

Papastërtia në qytetin e vjetër të Ulqinit-2

A e meritojnë këtë papastërti dhe kundërmim të erës së keqe qytetarët e Ulqinit e sidomos turistat që vijn tek ne, të cilët as ato nuk kursehen!

Ismet Karamanaga nëpër mes të rjetit social të Facebookut i dërgon të gjthëve një mesazhë:

Mesazhi i përcjellur me foto të cilin ma kanë dërguar nga kabineti i Kryetarit të Komunës. Këto foto i ka bërë një mysafir nga Belgjika. Nuk duhet shumë dijeni nga gjuha angleze për ta kuptuar se çka na shkruan. Kjo është pika “neuralgjike nr.2” në Kalanë tonë pranë “Xhebhanës” ku disa qytetarët tanë të pandërgjegjëshëm hedhin “mbeturinat”a po llomin në pjesën më të bukur të Kalasë në “Puntën e Nuradinit”.
Papastërtia në qytetin e vjetër të Ulqinit-3
Veç pak metra larg këtij vendi, gjendet edhe Plazhi i Kalasë i cili tashmë është duke fituar një pamje më të bukur se më parë. Por, si ti tërheqë mysafirët të cilët janë të detyruar të kalojnë pranë këtij “tmerri”, e mos të flasim edhe për shumë ato të tjerët, të cilët ditë për ditë e vizitojnë Kalanë tonë.
Për informatë, për çdo ditë në Kala hynë traktori i cili është në shërbim për largimin e mbeturinave. Edhe në fund, pasi që ne për gjithçka jemi duke fajësuar Budven a po Podgoricën, këty me siguri nuk na kanë fajin, pasi që me ato nuk na i sjellin mbeturinat këtu…
Ismet Karamanaga Facebook