Përzgjidhen 31 konkurrente për “Miss Shqipëria” në Ulqin

June 3, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Miss-Shqiperia-Ulqin-“Miss Shqipëria”, nga 240 vajza përzgjidhen 31 konkurrente

“Miss Shqipëria” sjell 31 vajza që do të garojë këtë fund qershori për kurorën e më të bukurës. Nga 240 kandidate “Deliart Association” ka zgjedhur më të bukurat, starti i të cilave nis me çeljen e turin e zakonshëm të “Miss Shqipëria”. Është kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurrojnë në edicionin e 16-të të konkursit “Miss Shqipëria 2014”. Përgjatë ditëve, 23-26 maj, grupi organizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin e 240 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 31, të cilat nisin javën e dytë të qershorit rrugëtimin nëpër Shqipëri. Si çdo vit tjetër, edhe për këtë edicion, organizatorët janë programuar turin e bukurosheve nëpër pikat turistike dhe historike të vendit. “Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment”, u shpreh producenti Petri Bozo, pas takimit me vajzat e përzgjedhura dhe prindërit e tyre, një takim i zakonshëm ku bëhen të qarta rregullat e pjesëmarrjes për të gjitha konkurrentet.
 Miss-Shqiperia-Ulqin-1
“Ka si gjithmonë edhe një shtrirje të gjerë gjeografike të pjesëmarrësve, ku sërish bien në sy vajza të lindura janë kufijve shqiptarë, por që dëshirojnë të jenë pjesë dhe, pse jo, të përfaqësojnë bukurinë shqiptare”, shtoi ai. Ndërkaq harta e udhëtime që i pret konkurrentet e këtij viti është e shtrirë nga veriu në jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të “Miss Shqipëria”, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare.
Miss-Shqiperia-Ulqin-2
Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi, këtë vit është Kalaja e Ulqinit ku mbrëmjen e 27 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni. Këtë vit, për herë të parë në historinë e spektakleve shqiptare, “Miss Shqipëria” do të organizohet jashtë kufijve zyrtarë. Producenti Petri Bozo ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka dhe nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti.
 Miss-Shqiperia-Ulqin-3
Vitin e kaluar, “Miss Shqipëria” u organizua në parku arkeologjik i Bylisit dhe fituesja e radhës ishte bukuroshja Fiorenza Lekstakaj,17-vjeçarja e lindur në Firence të Italisë. Fituesja e “Miss Shqipërisë” na përfaqëson në edicionin e radhës së “Miss Globe”.
Gazeta Sot

 

Emri & Mbiemri

Mosha

Vendlindja

Vendbanimi

         
1 Donatella Duti

16

Itali

Tiranë

2 Anisa Petrela

19

Tiranë

Tiranë

3 Alda Lleshi

18

Fushe Arez

Tiranë

4 Dajana Rungo

17

Korçë

Korçë

5 Daniela Kasa

21

Pukë

Tiranë

6 Kristi Pejo

20

Tiranë

Tiranë

7 Polikseni Patoku

16

Permet

Permet

8 Enxhi Vogli

20

Tiranë

Tiranë

9 Vilma Mjekra

19

Tiranë

Tiranë

10 Liridona Peroviq

15

Ulqin

Ulqin

11 Vranina Mehmedoviq

16

Ulqin

Ulqin

12 Kristina Sevaj

18

Greqi

Tiranë

13 Nazike Bektashi

17

Erseke

Tiranë

14 Sonia Piperi

16

Korçë

Korçë

15 Anxhela Papa

16

Permet

Tiranë

16 Anxhela Vani

17

Burrel

Burrel

17 Vanesa Isaku

22

Tiranë

Tiranë

18 Sara Shehu

18

Tiranë

Tiranë

19 Anisa Blushi

19

Tiranë

Tiranë

20 Armela Hidri

17

Lushnje

Tiranë

21 Lindita Idrizi

17

Elbasan

Elbasan

22 Arlinda Bucaj

20

Pukë

Tiranë

23 Nensi Domnori

19

Shkodër

Tiranë

24 Abigela Tahiri

17

Vlorë

Tiranë

25 Altea Prenda

17

Durrës

Durrës

26 Mirvina Prushi

17

Tiranë

Tiranë

27 Xhulia Dedndreaj

16

Tiranë

Tiranë

28 Anxhela Laci

17

Tiranë

Tiranë

29 Orieta Lekaj

19

Tiranë

Tiranë

30 Lejla Kraja

20

Arizona

Tiranë

31 Fabiana Koxhaj

16

Skrapar

Tiranë

 

YouTube Preview Image