“Servantes dhe Dulcinea” ringjallin një histori dashurie në Kalanë e Ulqinit

June 3, 2014   | Ngjarjet - Events

Servantes dhe Dulcinea-UlqinThuhet se shkrimtari më i njohur spanjoll, Miguel de Servantes, kishte kaluar pesë vjet të jetës së tij në kalanë e qytetit bregdetar, Ulqinit.

Aty u zu rob nga piratët ulqinakë që ishin goxha në zë në shekullin XVI. E nxorën në pazarin robërve por shitja e tij s’ishte punë që bëhej.

U desh ta blinte lirinë. Për të paguan haraç por “blerja” vonoi. Edhe biografia zyrtare e njeh robërinë e tij, por legjenda për të ende gjëllin në versione të ndryshme. Thonë se ai u dashurua në një kalaleshë. Liria për të s’kishte kuptim pa e marrë me vete ulqinaken. Asaj i jep emër edhe në kryeveprën e tij “Don Kishoti” dhe lidhja faktike bëhet pikërisht tek Dulcinea. Pjesa tjetër është histori dhe ka lidhje të shumta që çojnë tek ajo se kjo s’është veç gojëdhënë.

Legjendë a histori përnjëmend ajo ringjallet nja 500 vjet pas, në Kalanë e Ulqinit por të ngritur në skenë teatrore.

(Më gjerësisht lexoni sot në shkrimin e Shaban Maxharrajt në shtojcën e Kulturës të Kohës e ditore e cila sjell edhe shkrime të tjera interesante: Lufta e Kosovës në pikturat e artistit të fronteve, Paleta e gjallimit të mundimshëm (shkrim me rastin 80 vjetorit të lindjes të Muslim Mulliqi), Ditët… shëtit historinë 40 vjeçare të muzikës shqiptare, etj)

 KOHA.net