Dita Botërore e Mjedisit: “UBA” dhe “HAPI i GJELBËRT” apel për ruajtje dhe mbrojtje

June 4, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

UBA-HAPI-GJELBERT-ULQIN

04.06.2014

KUMTESË PËR OPINION

 

Me rastin e 5 qershorit, ditës ndërkombëtare të ruajtjes së mjedisit, “UBA” dhe “HAPI i GJELBËRT” iu drejtohen publikut – opinionit, qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi me deklaraten e mëposhtme:

Të brengosur për gjendjen e mjedisit rreth tokës, Kombet e Bashkuara në konferencën e mbajtur me 5 qershor të vitit 1972 në Stokholm – Suedi, kanë shpallur ditën e 5 qershorit si Ditë Ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit dhe themeluan “UNEP” – Programin e OKB-së për mjedisin.

 

Komuna e jonë me resurse – burime natyrore është më e pasura në Mal të Zi dhe regjion, si bazë për zhvillimin e shpejtë në parimet e qëndrueshmërisë, për fat të keq përjeton një kolaps – krizë ekonomike, sociale dhe ekologjike. Përmes kësaj shkrese ftojmë  të gjitha Institucionet e Komunës së Ulqinit, pushtetin ekzekutiv dhe parlamentar, sektorin e biznesit, sektorin civil, institucionet arsimore, intelektualët e pamvarur, qytetarët, mediat, që së bashku të ruajmë dhe të mbrojmë potencialet tona te resurseve të vlefshme si: Liqeni i Shasit, Buna, Kryporja, Plazhi i Madh, ishulli Ada, Port Milena,  pylli i pishave, ullishta e Valdanosit, tokën bujqësore dhe të tjera, nga shkatërrimi dhe degradimi i mëtejshëm, dhe përmes institucioneve të sistemit, me dije dhe argumente të kthejmë kompetencat mbi këto perla për valorizimin, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e standardit jetësorë të të gjith qytetarëve të Ulqinit.

Duke e ruajtur natyrën dhe mjedisin ruajmë vehten dhe gjeneratat e ardhshme.

Qëllimi ynë është zhvillimi i Komunës së Ulqinit dhe të jetë komunë ekologjike.

 

Xhelal Hoxha – drejtori ekzekutiv “Hapi i Gjelbërt”

Elvir Zeçeviq –  Drejtori ekzekutiv “Ulqin Biznes Asociacioni” – UBA

YouTube Preview Image