Nika: Ulqinakët në luftë për hapësirë – (II)

June 4, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika:

 

Që pas pushtimit të Ulqinit nga serbo –malazezët, lufta e tyre me politikën e pushtimit e të rrudhjes së mjedisit etnik nuk ka të sosur dhe  është  duke vazhduar edhe  sot.

HOTEL-KOPP-HOTEL GALEB-ULQIN-1

Politikat e shtetit ndërronin shpesh dhe sa herë që ndërronin për të mirë nga ai, brezi i tjetër, sërish hakmerrej duke e prishur e shkatërruar me themel punën e të tjerëve ose nuk e lejonin që një punë fare se  të nisej. Rreth çështjes së ngushtimit të hapësirës , serbo-malazezët punonin me projekte të  akademikëve   zaptues, kurse shqiptarët ishin të pa organizuar dhe punonin se cili kokë në vete , shpesh herë mbi bazën e interesave tepër të ngushta personale. Kështu që ata shpesh herë rrëxonin njëri tjetrin edhe pa i shtyrë kush . Por edhe kur ishin “ esull”dhe nxirrnin ndonjë veprim për së mbarit , si ai, për ndërtimin e KOSOVËS I (K-I),

aktivizonin strukturat e qendrës duke u prishur punën atyre.

Restoranti-Kalimera-Ulqin

Rrënimi i kapaciteteve turistike përmes teorisë së planifikimit

Në mes rreshtave  rreth  çështjes së (K-I),  mund të kuptohet që dhënia e lejes për ndërtimin e saj si pushimore turistike, nga individët  shqiptarë  , strukturave udhëheqëse e shovene të atëhershme të  komunës, u prishte planet , sepse ardhja e kosovarëv, si pas tyre do të   ndërronte dukshëm  strukturën e popullsisë në dëm të elementit sllav…??!!!

Në deklaratat me shkrim të kryesisë së komunës për kuvend e lëshuar  nga qaret shoviniste,  serbo- malazeze,  të cilat diktonin punën e komitetit qendror të partisë , dhënia e pushimores,  cilësohej, si”…Mosrespektim ose çrregullim i dukshëm i Planit Hapësinor”ADRIATIKU I JUGUT”, dhe në dokument, sipas tyre  gjykohej se  “….Mos përgjegjësia dhe keqpërdorimet e disa organeve të komunës sonë, të vetëqeverisjes lokale e të individëve, të cilët  , përtej kompetencave të veta, duke injoruar rolin e funksionit të vet, po dhe kompetencat në lëmine e mbrojtjes së ligjshmërisë: u përcaktuan për një politikë absurde nxorën konkluza alarmante. Nënshkruan dokumente dështuese kapitulluese dhe lëshuan leje e vendime politikisht dhe  moralisht të dyshimta”…?!

Andaj mbi bazën e  këtyre ankesave të  strukturave ,  Kuvendi i Komunës së Ulqinit, më 31 mars të vitit 1982, nxori konkluzë……,” për nxjerrjen jashtë fuqie të çdo akti që ka lidhje me pushimoren, në “K-1”…., si dhe të nisen bisedat për ndarjen e lokacionit të ri, por deri të marrëveshja me palën Kosovare nuk është arritur.

Hotel-Jadran-Ulqin

Lënda sot ka përfunduar në gjyq, dhe  sipas t gjyqit, komuna ka një borxh ndaj Kosovës , pre disa miliona eurosh.

Në fund, duhet cekur edhe kjo, se për çudi  serbo-malazezët, në mënyrë permanente i pengonte edhe ajo që vetë ndërtonin. Kështu edhe rrënimi i disa kapaciteteve turistike , që po  bëhet tani, nuk është i rastit. Njëkohësisht hapësira shqiptare, me  kapacitetet turistike, që ngjante të ndërtohej  kohë pas kohe , vazhdimisht prishej.

HOTEL-KOPP-HOTEL GALEB-ULQIN Pamje nga hoteli i dikurshem në Ranë, sikur ta kishim të paktën këtë pasi e rrënuan Galebin…?!!

HOTELI  KO-OP I DIKURSHËM

Po shkëpusim këtu, për ilustrim, nga një prospekt i kah motshem  turistik,  edhe  pamjen e hotelit  Ko-op- viti 1937, që gjendej   në Ranë(Plazhi i vogël). Për këtë  hotel sot  pak kush din, por as për jetën dhe mënyrën e jetesës së ulqinakëve.

Ndërsa  në prospekt të hotelit lexojmë edhe këtë:”… Duqanet  e vogla karakteristike turke dhe veshjet myslimane, nën të  cilat mbulohen gratë me  ferexhe, i jep kësaj qyteze,  një  veçanti  të theksuar orientale, rreth të cilës edhe pas ikjes një kohë të gjatë e kujtojmë. Thirrja e mujezinit, nga lartësia e minares, gjatë darkave verore, gjithkujt i mbet në kujtesë si  e paharruar edhe atë herë kur jemi larg tij, ngjan që  ndjesia e kujtesës  në këtë thirrje të na përfshij duke u zgjatur , në mënyrë të pakuptueshme e të çuditshme, dhe të kujton Lindjen e largët. Në këtë atmosferë, të kuriozitetit dhe bukurisë, mu në vetë plazhin e vogël, dhe me dhomat e kthyera nga deti, me terasa e ballkone të pa numërta, sikur të ishte një oborr mbretërish, është hoteli “Ko-Op”, i ndërtuar me fjalën e fundit të arkitekturës…..”