Pritja e grupit të parë të turistëve në Kriporen e Ulqinit + Foto

June 4, 2014   | Reportazh / Reportaža

TuristI na Ulcinjkoj Solani-2Kriporja e Ulqinit ka formuar grupin e udhërrëfyesve e cila ka për detyrë që vizitorët ti informojë për shumëllojshmërinë e diversitetit në këtë zonë, me theks në ornitofaun, transmeton agjencia MINA.

Nga Kriporja është njoftuar që mbas trajnimit, të cilin pjesëmarrësit e kanë kaluar në Itali, Slloveni dhe pjesërisht në Kriporen e Ulqinit, çdo gjë ishte gati për pritjen e grupit të parë të turistëve.

“Pesë udhërrëfyes janë përgatitur me qëllim të popullarizimit të vëzhgimit të shpendëve në zonën e Kripores, e cila zë një vend të posaçëm në hartën e vëzhguesve të shpendëve në këtë pjesë të Europës”, thuhet në kumtesë.

Udhërrëfyesi mund të angazhohet nëpërmjet ueb faqes www.ulcinjska-solana.me, apo nëpërmjet mejlit: solana.vodici@gmail.com .

Hyrja në rezervat kushton tre euro.

Burimi: Ul.info