OJQ “Mogull” pastron bregun e detit + Foto

June 6, 2014   | Shoqëria / Društvo

deponi bërlloku ne det-UlqinPapastërtia në qytetin e Ulqinit si dhe në bregun e detit të Ulqinit ka arritur kulminacionin, ulqinakët nuk u kursyen nga papastërtia as nga kamerat dhe fotografitë që sjellin emisionet e nryshme të televizionit dhe në opinjonin e turistëve që na shikojnë në terë botën. Në qytetin e Ulqinit deri tani kan kundërmuar mbeturinat e shpërndara gjithkund nëpër trotuare, rrugica dhe parqe, por tash arriti kulminacioni edhe në detë.

Në shumë lokalitete sidomos në zonat turistike të Ulqinit, në këto fotografi të paraqitura në faqen e Facebookut të ” OJQ Mogul”  qytetarët  të pandërgjegjshëm po e shndrrojnë bregun e detit në deponi ilegale ku hidhen në vazhdimësi mbeturina dhe plehra .

Shtretëri i bregut të detit që ka Ulqini, janë shndërruar tashmë në deponi mbeturinash, ndonëse ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” Ulqin  është përkujdesur maksimalisht për vendosjen e numrit të mjaftueshëm të kontenjerëve dhe pastrimin e tyre.

Për shkak edhe të pakujdesisë së vet banorëve, bregu i detit është bërë cak i hedhjes së mbeturinave jo vetëm në brigjet e tij por edhe në vet shtratin e detit.

Zyrtarët komunal të Ulqinit thonë se shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje është vetëdija e ulët e banorëve të Ulqinit.

Ky Fenomen që po bëhet shumë masovik dhe me pasoja të pariparushme për ambientin, sepse nëse nuk merren masa të shpejta parandaluese nga kopetentët mund të rezultoj edhe me probleme për jetën e banorëve sepse plehrat në të shumtën e rasteve hidhen dhe përfundojn mu në shtratin e detit.

Ndërkohë, e njëjta praktik ndiqet edhe me mbetjet ndërtimore dhe inertet të cilat hidhen ku të munden dhe ku u përshtatet qytetarëve të pandërgjegjshëm duke sjell një pamje të shëmtuar në disa vende dhe lokalitete të komunës.Këtë situatë e konfirmojn dhe inspektorët komunal të cilët sic duket janë të pa fuqishëm përball kësaj dukurie e cila po merrë përmasa të tjera ,ndërsa ndërhyrja është bërë e domosdoshme për ta neutralizuar këtë dukuri thonë qytetarët që brengosen për ambientin që na rrethon. /Lajme nga Ulqini

Foto: MogUl Ulqin Facebook