SHB “RUMIA” më 15 qershor organizon daljen tradicionale në Rumi

June 11, 2014   | Shoqëria / Društvo

TË-GJITHË-NË-RUMI-ulqin-tivar-kraje1Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” më datën 15 qershor organizon Daljen tradicionale në majen e Rumisë. Nisja nga Ulqini do të bëhet në orën 4.00, kurse nga fshati Brisku Naltë në orën 6.00.

Njoftojmë të gjithë pjesëmarrësit që do të na bashkangjiten më 15 qershor që të përgatisin veshmbathje të përshtatëshme. Poashtu të marrin sasi të nevojshme ushqimi si dhe së paku katër litra ujë. POROSISIM që gjysmën e sasisë së ujit ta ruajnë për zbritje nga mali.
Gjithashtu, lusim të gjithë bashkudhëtarët që të respektojnë udhëzimet e udhërrëfyesve, të ndjekin hapin e më të “dobëtit” dhe të ndihmojnë njëri tjetrin, në rast nevoje.
Kërkojmë që SECILI të mbajë përgjegjësi personale për çdogjë që mund të u ndodhë gjat rrugës. Për personat jo të moshës madhore, përgjegjësinë ta mbajnë prindërit apo shoqëruesit personal të tyre.
Poashtu u ftojmë që të ruani ambijentin që dmth. mbetjet e padekompozueshme të mos hidhen në natyrë por të merren me vehte dhe të kthehen në vendnisjen tuaj. JU FALEMINDERIT!
Në ditët në vijim do tu informojmë edhe për mundësinë e udhëtimit të organizuar me autobus, si dhe informata të tjera.
Jeni të mirëse ardhur.

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin Facebook