Në Prizren hapet Panairi i veshjeve kombëtare

June 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Panairi i artizanateve dhe punimeve te dores nga Ulqini ne Prizren-2Panairi i artizanateve dhe punimeve te dores 

Ne kuader te panairit te te artizanatave dhe punimeve te dores qe po mbahet ne Prizren nen organizimin e drejtorise se turizmit dhe zhvillimit regjional , Organizata Turistike ne bashkepunim me Komunen e Ulqinit po promovojne oferten dhe vlerat artizanate te vendit tone.
Panairi i artizanateve dhe punimeve te dores nga Ulqini ne Prizren-1

Hapjen e panairit pati nderin ta beje nenkryetari i Komunes se Ulqinit z.Ardian Mavriq.
Panairi i artizanateve dhe punimeve te dores nga Ulqini ne Prizren

Ne kete panair gjithsejt kane marre pjese 60 ekspozues e nder to edhe zonjat nga Ulqini Feriha Llunji dhe Vjollca Dibra te cilat ne menyren me te denje po prezantojne vlerat tradicionale te Ulqinit. Poashtu perfaqesuesi i Organizates Turistike Armend morri pjese ne nje seminar ku u bisedua per ruajtjen e vlerave kulturore, respektivisht per rolin e turizmit dhe vlerave tradicionale.  Ky panair ka filluar nga data 12 dhe do zgjase deri neser me 14 qershor. Shpresojme qe edhe ky aktivitet qe ka te beje me promovimin e ofertes turistike do te ndikoje ne rritjen e numrit te turisteve nga Prizreni.

Organizata Turistike e Ulqinit