Panairi i artizaneve ne Ulqin më 25 – 27 qershor

June 15, 2014   | Turizmi / Turizam
Ramiz-Hajdari-Panairi-i-artizaneve-UlqinMe daten 25 deri me 27 qershor ne shetitoren e plazhit te vogel do te mbahet panairi me masiv nderkombetar i artizanateve dhe punimeve te vjetra ne Ulqin.
Në kuadër te panairit të artizanatave dhe punimeve të dorës që do të mbahet në Ulqin, nën organizimin e Organizates Turistike të Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit, do të promovojnë ofertën dhe vlerat artizanate të vendit tonë prej 25 deri më 27 qershor 2014.
Ne kete panair do te marrin pjese rreth 200 ekspozues nga vendi dhe rajoni sic jane Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Serbija, Bosnja dhe Herecegovina e shume tjere.
Pasi qe ky panair po mbahet ne te njejten kohe kur do te jete nata finale e Miss Shqiperise , ne Ulqin pritet nje numer i madh i turisteve dhe mysafireve nga Mali i Zi dhe vendet tjera.

Nje falenderim i vecante i shkon edhe Organizates Turistike te Ulqinit dhe Komunes qe po ndihmojne ne organizmin e ketij panairi.

Ramiz Hajdari