Moti i keq godet Adën e Ulqinit

June 17, 2014   | Ngjarjet - Events

Oluja na Adi Bojani-3Adën e Ulqinit e godet moti i keq, edhe pullazet në hava

Moti i keq me stuhi, i cili sot në mëngjes, rreth orës shtatë, e ka goditur Adën e Bunës (Ulqin), ka prishur numër të konsiderueshëm shtëpizash private dhe objekte hotelerike, raporton “Vijesti” i Podgoricës. E ashtuquajtura pështjelliza, e cila zgjati vetëm një minutë, ka marrë pullazet dhe ka shkulur drunjtë. Një nga objektet, në të cilin shkaktoi dëm të madh materiale, ishte restoranti “Qiqkova Çarda”.

Oluja na Adi Bojani

I vendosur në gryk të Bunës, ishte i pari në goditje të stuhisë.
“Restoranti, i cili është ndërtuar për më shumë se dhjetë vjet, është shkatërruar për një minutë. Për fatin tonë, askush nuk është lënduar gjatë këtij moti katastrofal”, tha pronarja Valentina Bogojeviq.

Oluja na Adi Bojani-2

I tërë Ulqini është goditur nga reshjet e bollshme, për një kohë të shkurtër çdo gjë ishte e mbuluar nga uji.

Koha Net