Qyteti i Ulqinit përmbytet nga shirat + Foto – Video

June 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ulqinit përmbytet nga shiratReshjet e shiut dhe era e forte ka shkaktuar probleme ne rrugët e Ulqinit. Pamvarsisht investimeve te realizuara ne komunen e Ulqinit edhe kete verë reshjet dhe permbytjet nga disa centimetra shi do te jen te pa shmangshme. Pas muajve të tërë me thatësi, ditëve të fundit shirat në shumicën e regjioneve në Mal të Zi nuk kanë të ndalur. Qendra dhe pjesë të tjera të qytetit të Ulqinit janë vërshuar nga uji i shiut, sikurse Rana, tek shkolla “Vllazerim Bashkim”, rruga ku gjendet marketi Solaris, rruga që çon në Kodra, rruga që çon në plazhin e madhe tek Garazha e Becit etj,  i cili po bie pa ndërprerë prej më shumë se 24 orësh dhe gjendja paraqitet alarmante.

Ulqinit përmbytet nga shirat-5

Ulqinit përmbytet nga shirat-6

Pas reshjeve të fundit, disa rrugë në Ulqin janë bllokuar nga vërshimi i ujërave. Edhe në qytet gjendja është keqësuar për shkak se uji nuk po qarkullon nëpër kanalizimet, të cilët janë të bllokuar.

Mesi i qershorit shndërrohet në vjeshtë me fortunale, bubullima dhe vetëtima, duke risjellë në Ulqin përmbytje të mëdha.
Komersantat në Ranë shprehen të shqetësuar duke thënë se nga përmbytjet, po rrezikohen vazhdimisht dhe kjo për shkak te bllokimit të kanalizimeve që nuk lejojnë qarkullimin e ujërave në raste shirash të tejzgjatura.
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image
YouTube Preview Image

Foto + Video: Tihomir Minic Minic Facebook

 

Ulqinit përmbytet nga shirat-1

Ulqinit përmbytet nga shirat-3

Foto nga Arben Prenga Facebook

Ulqini sot
Ndrimi i klimës më përmasa globale apo jo, nuk e di, por siç duket tek ne ka ndryshime. Ditë me radhë ka qenë moti i mirë dhe i bukur, dhe të gjithë ne kemi menduar se na erdhi vera. Ka qenë nxehtë me temperatura të larta mbi 30 grad Celsius, dhe njerëzit kanë filluar të bëjnë pregaditjet të fundit për sezonin turistik. Shumë lokale i kanë hapur dyert, kanë stolisur vitrinat, dhe kanë filluar më punu. Bile, më duket se sezoni ka filluar shumë më mirë, dhe më parë se në vitin e kaluar, ka pasur, dhe ende ka shumë mysafirë nga Kosova, Bosnja dhe Herzegovina, Polonija dhe nga Rusija.
Mirëpo, tash dy ditë qytetin tonë, natyrisht, edhe të gjithë regjionin e ka “kap” tomë ne këtu, një mot më shi të fort, dhe me stuhi, me fërtona” thomë ne në gjuhën lokale. Mbi 24 orë pa ndërprerje bje shi, bile ka edhe fortuna si në dimër.
Në një pjesë të Adës në lumin Buna, është formu edhe një ciklon i fort i cili ka shkaktuar edhe dame të mëdhe materijale në Adë, si edhe në Plazhin e Madhë, duke kaluar në rrugën e tij. Të gjithë objektet në Adë, por edhe ato në Plazhin e Madhë kanë pasur dame të mëdha. Posaçërisht stuhija më së tepërmit, e ka goditë një ndër restorantet më të bukur, në këtë pjesë të Adriatikut, restorantin “Çiçkova çarda” i cili gjendet në derdhjen e lumit Buna në detin Adriatik. Siç duket, atje edhe ka kaluar një “Trumë”e fortë e cila nga një hera, formohet edhe tek ne në Adriatik, dhe e cila i përngjanë atyre “Cikloneve”të fuqishëm në oqeane…. Gjithashtu, edhe në në qytet ka pasur pasoja. Kurë ka rreshje të mëdha, uji tek ne gjithmonë ndahet në dy pjesë, njëra shkon dhe rrijedhë deri te “gjimnazi” dhe më gjatë, kurse pjesa e tjetër mlidhet në Ranë.
Zhvlilimi “ekonomik” pa “plane”, hapja e shumë lokaleve, ndërtimi i pa kufizuar, ka shkaktuar mbylljen dhe “betonimin “e “kanaleve” nepër mesë të cilave gjithmonë ka kaluar uji. Kështu, të gjitha ujrat tashmë mlidhen në Ranë, dhe uji deporton pa pengesa nepër lokale dhe kafene. Prandaj, edhe nuk është për të çuditur pse ndodhë një gjë e tillë. Disa foto i kam marrë nga ato të cilët kanë qenë më heret në Ranë, dhe i kanë bërë këto fotë, kurse më vonë kam filmuar edhe unë . Pas dite isha edhe në Portomilenë, e cila tashmë ka fitur një formë të një lumi të vërtetë. Inshalla, po kalon me kaqë thotë populli ynë, dhe i kthehemi asaj normales për këtë kohë të vitit. Këto ditë të qershorit do ti kujtojmë…

Ismet Karamanaga Facebook……(34 photos)