DAN: Vendoset flamuri shqiptare ne maje te kishes se Rumis

June 17, 2014   | Shtypi / Mediji

Vendoset flamuri shqiptare ne RumiVendosja e flamurit shqiptare ne Rumi quhet skandal – Plamenac:”E organizoi Lidhja Demokratike ne MZ”

Ngjitja e djeshme ne Rumi e bjeshkatareve nga Kraja, Ulqini, Ana e Malit e Shkodra e organizuar nga Shoqata e Bjeshkatareve “Rumia” e vecanerisht vendosja e nje flamuri shqiptare ne objektin e metalte ne forme te kishes eshte quajtur skandal nga nje pjese e mediave ne Mal te Zi.

”Skandal: Grupi i shqiptareve kane vendosur simbolin e vet ne maje te kishes ne Rumi” –  eshte titulli i te përditshmes malazeze proserbe ”Dan” qe ka te beje me daljen e dites se diel te shqiptareve ne maje te Rumise.

Kjo gazete vazhdon me tej  duke theksuar se ky akt ka tronditur qytetaret nga Ulqini dhe Tivari qe, kinse sipas tyre, ka te beje me nje akt te pashembullt dhe skandaloz.

Vendoset flamuri shqiptare ne Rumi-1

Zyrtar i kishes ortodokse serbe ne Tivare Jovan Plamenac ka thene se eshte i habitur nga ky akt:”Nuk e di pse ka ndodhur kjo. Edhe pse thuhet se kjo eshte organizuar nga Shoqata e Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini, une mendoj se organizator eshte Lidhja Demokratike ne Mal te Zi. Mehmet Bardhi edhe me pare ne Parlamentin e Mali te Zi ka thene se Rumia eshte toke shqiptare. Nese kjo do te thot pervetesim teritori, atehere Mali i Zi duhet te rishikoje a eshte me te vertet shtet.” eshte shprehur Plamenac per gazeten “Dan”.

Deri sa vendosja per pak caste e flamurit kombetare shqiptare ne objektin e metalte ne forme te kishes ne Rumi ka ngjallur kaq shum reagime edhe eshte konsideruar skandal, kjo nuk ka ndodhur ne rastet kur ne Rumi ka valvitur flamuri serb me rastin e mbajtjeve te liturgjive ne kete objekt ne forme kishe, sic shihet edhe ne fotografine e me poshtme. /KrajaOnline/