Tingulli i Trent vjen me “Jasha”

June 18, 2014   | Lajmet / Vijesti

Tingulli i Trent-JashaRep-grupi vendor, Tingulli i Trent, pas paralajmërimit për një këngë të re, ata e mbajtën premtimin.

Para pak minutash, Ghetto Geasy ka publikuar këngën e re të cilës ia ka punuar edhe videoklipin.

Kënga titullohet “Jasha”, ndërsa klipi është punuar nga produksioni i njohur vendor, “Entermedia”.

“Jasha”, megjithëse ka ritëm paksa “tallava”, pritet të jetë një prej hiteve të kësaj vere.

E anëtari tjetër i Tingullit të Trent, Agoni, si duket, në mungesë të kreativitetit, e përsërit edhe kësaj radhe disa herë nofkën e tij, “Agon Amiga”.

 KOHA.net

YouTube Preview Image