Vajzat e “Miss Shqipëria” 2014 mbërrijnë në Ulqin + Foto + Video

June 21, 2014   | Reportazh / Reportaža

Miss Shqipëria-2014Kanë kaluar kufirin dje (të premten) mbasdite 31 vajzat konkurente për kurorën e “Miss Shqipëria 2014”. Pas një turi që zgjati pothuaj dy javë nëpër zonat turistike në Shqipëri, destinacioni ka qenë Mali i Zi, i cili ka mirëpritur bukuroshet për turin e radhës atje, por edhe për finalen e madhe që do të mbahet
në kalanë e Ulqinit, të premten e 27 qershorit.

Si çdo herë edhe këtë vit garojnë 31 vajza të përzgjedhura ditët e fundit të majit nga organizatorët e eventit, një përzgjedhje e kryer ndër 240 kandidatura të paraqitura për spektaklin e këtij viti. Mbrëmjen e së premtes, nën prezantimin e bukuroshes Orinda Huta, do të shpallet një tjetër mbretëreshë e bukurisë shqiptare.

Miss Shqipëria-2014-1
Gjithashtu janë menduar të gjitha detajet e një spektakli që pritet të ketë një formë të re sa i takon prezantimit dhe detajeve të tjera të spektaklit që shoqëron gjithmonë garën e bukurisë. Do të jenë në skenën e “Miss Shqipëria sivjet artistë të kalibrit të Irma Libohovës , Elton Dedës, Redon Makashit, Aleksandër Gjokës, Mihrije Brahës etj, ndërkohë që edhe vetë prezantuesja, e njohur në fillimet e veta si këngëtare, Orinda Huta do të interpretojë një kompozim interesant.

Vajzat e drejtuara nga koreografia Olta Ahmetaj janë gati, çka do të thotë se edhe performanca e tyre pritet të jetë nga ato që mbahen mend gjatë. Gjithashtu këtë vit bashkë me organizatorët në turin e “Miss Shqipëria” ka qenë edhe nëj grup i studios “Maximus” në Kosovë, fitues të çmimit Regjia më e Mirë, në Festivalin e Klipit Shqiptar, nata gala e të cilit u mbajt në Shkup këtë 2 qershor.
Miss Shqipëria-2014-2
Ata kanë ardhur për të ndjekur turin dhe kanë ekskluzivitetin e realizimit të klipeve brenda spektaklit. Me teknologji të fjalës së fundit dhe formë dhe ide interesante realizimi edhe produktet e “Maximus” pritet të provokojnë emocione në publikun e “Miss Shqipëria”.

DHURATA HAMZAI

Shqiptarja.com
YouTube Preview Image