Finalizohet Miss Shqiperia 2014 ne Ulqin – TV Teuta + Foto
Miss Shqiperia ka mberritur ne Ulqin qytetin bregdetar te Malit te Zi nga ku me 27 Qershor pritet te zhvillohet dhe finalja e eventit te bukurise 31 vajzat pjesemarrese jane vendosur tashme ne ambientet akomoduese dhe ethet e gares po afrojne teksa gjithcka eshte drejt perfundimit nga organizatoret per skenografine qe do te vendoset ne Kalane e Ulqinit. Delegacioni la Thethin e me pas Shkodren per te kaluar kufirin ku edhe u prit nga perfaqesuesit vendor. Bukuroshet dhe organizatoret e edicionit te 16-te te Miss Shqiperise u takuan me dy nen kryetaret e Komunes se Ulqinit ne ambientet e Keshillit Komunal.
Miss Shqiperia perfundoi nje dite me pare udhetimin mbi nje javor nga jugu ne veri te vendit duke promovuar zonat turistike te Shqiperise Kjo jave ne vigjilje te nates finale do te jete intensive per vajzat pjesemarrese mes provave te fundit dhe xhirimeve ne qytetin bregdetar të Ulqinit.
Përkundër premtimeve, firmat lokale deri tani, në xhiro llogarinë e posaçme, kanë paguar vetëm 200 euro.
Fatmir Gjeka edhe njëherë apelon biznesmenët e Ulqinit që të ndihmojnë Mis Shqipëria 2014, sepse xhiro-llogaria e komunës tash dhjetë ditë është në bllokadë.
Komuna organizatorëve të këtij manifestimi i ka premtuar që do ti paguajë dhjetë mijë euro për organizimin e tij.
Numri i xhiro-llogarisë në të cilën mund të paguhen mjetet është 520-18568-49, me emërtimin për Mis Shqipëria.












