Nis pergatitja e spektaklit Miseve Shqiptare 2014 në Ulqin + Foto

June 22, 2014   | Lajmet / Vijesti

MISS-SHQIPERIA-2014-ULQIN-ULQINI-Sot në qytetin tonë të lashtë dhe të bukur filluan pregaditjet për një spektakël i cili do të sjellë një risi të madhe në ofertën tonë turistike. Zgjedhja e vajzës më të bukur nga Shqipëria do të organizohet në “mollon ” tonë, nën bedenet e Kalasë më tituj “Miss Shqipëria 2014. Çë nga fillimi i bisedimeve të Kryetarit të Komunës tonë z. Fatmir Gjekës me organizator e këtij manifestimi, për të organizuar “Miss Shqipëria” në qytetin tonë, ka pasur shumë mendime të ndryshme, pro, dhe kundërt. Kryetari i Komunës më stafin e tij, si edhe OT e qytetit tonë, është dashur të balafaqohet me probleme të mëdha, posaçërisht finansiare për të organizuar një spektakël të tillë. Tek ne, nuk është si në Budve, ku në organizime të manifesstimeve të mëdha, merrë pjesë të gjithë qyteti, posaçërisht ato të cilët më së tepërmi kanë fitesë.
MISS-SHQIPERIA-2014-ULQIN-ULQINI-1

Prandaj, nuk është për të çuditur kurë në Budve gjatë sezonit turistik marrin pjesë aktor të njohur nga bota e muzikës, dhe nga filmi. Nuk ka nevoj ti përmendi tash, peronazhët dhe grupet, pasi që të gjithë ne e dim se çfar fame ka arritë Budva. Nuk është mirë që, për gjithëçka ta fajsom Budven a po Pushtetin e Malit të Zi, duhet pak ti kthehemi dhe ti sillemi edhe vehtes. Për te edhe themë se, për organizime të manifestimeve të këtij rangu, duhet të marrin pjesë të gjithë. Lajmi që në Ulqin do të organizohet “Miss Shqipëria 2014 ka pasur çë nga fillimi jehon të madhe në mas media nga vendi dhe nga bota, posaçërisht nga ato të cilët botohen në gjuhë malazeze. Disa nga ato ende nuk e kuptojnë se, të gjithe ne pa dallim nga feja dhe kombi, duhet të luftojmë që ta ngrisim famën e qytetit tonë, më së pakti ti afrohemi atyre kohërave të arta të turizmit tonë deri te vitet e 90. Vallë, mas i kanë harruar kohërat, kurë këtu kanë filluar të këndojnë, të gjithë ato më të njohurit të “estradës tonë” të Ish Jugosllavisë së madhe. Athera, askujt nuk i ka penguar askush, përkundrazi. Prandaj, organizimi i spektaklit “Miss Shqipëria” 2014 duhet të përkrahet nga të gjithë, pa dallim. Kjo do të jet një reklamë e madhe jo vetëm për qytetin tonë të bukur, por edhe për tërë Republikën e Malit të Zi.
MISS-SHQIPERIA-2014-ULQIN-ULQINI-2

Sot pra kam pasur një detyr të bukur, por të “vështirë” ti shoqërojë vajzat më të bukura nga Shqipëria. Kam pasur emocione, pasi që shoqërimi sot ka qenë pak i ndryshëm në krahasim më atë konvencional, kur flitni vetëm për histori, kulturë, turizëm . Sot është dashur ti adaptoheni bukurisë, dhe asaj çka sjellë ajo, organizatorëve dhe kamerave të tyre, programit të hartuar. Shetitja e vajzave ndërmjet mureve të Kalasë tonë të bukur, e cila ngritet lartë mbi shkëmb, ndalja e vajzave nga ato “Taphanat” ke “Rezidenca e Balshajve”, kalimi nepër mesë të rrugicave të ngushta deri te Sheshi i Servantesit, ka lënë te ato përshtypje dhe mbresa të paharruara. Por edhe tek ne të cilët kemi marrë pjesë në fillimin e këtij spektakli , kjo vizitë ka sjellë një inspirim të pa fund. Në fund të kësaj vizite, vajzat më të bukura nga Shqipëria në restorantin “Taphana” kanë kaluar disa çaste të bukura. Pamja në detë nga bedenet e Kalasë, atje larg deri ke horizonti ku puthet qielli me det, moti i bukur me diell, ka qenë një relaksim për shpirt dhe për trup…

Ismet Karamanaga Facebook

YouTube Preview Image