U përurua restaurimi i Xhamisë së Kravarit + Foto + Video
Xhamia e vjeter e Kravarit është ndërtuar ne vitin 1762, apo sipas vitit Hixhri 1175 nga Jusufi I biri i Abdu Rrahamnit dhe nga Ramadani i biri i Hysejn Demirit. Kjo deshmi eshte e shkruar edhe ne gurin e gdhendur mbi deren e xhamisë së moçme, ku në të thuhet: ,, Këtë heriat e ka ngritë Jusufi ( një ndër binjaket ) i biri Abdu Rrahmanit dhe Ramadani i biri i Hysejn Demirit. Për shpirtat e tyre. Elham.” Deri ne vitin e 1965 xhamia ka qënë pa minare, ku në vitin 1966 ndërtohet minarja nga mjeshtri Sal Ibroçi.

Termeti i vitit 1979 dëmton xhamine e vjetër, sidomos minarja shkatërrohet totalisht, dhe komisioni i atehershem shtetëror e ka vlerësu si përfundim të pafunksionushem këtë faltore. Megjithate xhamia ka funksionu deri ne vitet 1986. Ku në pranverën e vitit 1986 bëhet hapja e xhamisë së re të Kravarit.
Shkak per restaurimin e kesaj xhamie u be kulmi ngaqe ishte prishur pjeserisht dhe pikonte gjate reshjeve.Me kontributin e popullates vendase dhe te tjere e sidomos nga vendasit qe jetojne ne SHBA, kjo xhami u restaurua gjate viti 2013-2014.
Projektin e realizoj arkitekti Safet Taipi. Kjo xhami behet xhamia e pare me kupol ne komunen e Ulqinit. Restaurimi i kesaj xhamie u inagurua me 21.06.2014.














