Bllokohet transmetimi Live nga Kalaja e Ulqinit – Miss Shqiperia 2014

June 27, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Miss_baner_sot Bllokohet transmetimi Live nga Kalaja e Ulqinit – Miss Shqiperia 2014 – zhgënjeu shqiptarët me ndalimin e transmetimit direkt të ceremonisë nga kalaja e bukur e Ulqinit.

Miss Shqiperia 2014 nga kalaja e bukur e Ulqinit nis transmetimin Live ne Vizion Plus ne oren 20.45 minuta e vijon deri ne sfilaten e fundit, ku do te përzgjidhet edhe bukuroshja qe do te mbaje kurorës tradicionale te Miss Shqiperise 2014

Live nga Kalaja e Ulqinit. 16 vjet shtegtim nga nje kala ne tjetren. Nje kala, nje miss, nje tjeter histori e lashte shqiptare. Kete vit me e bukura e trojeve shqiptare do te kurorezohet ne nje nga me te bukurat kala te historise se saj.
31 vajzat pjesemarrese konkurrojne jo vetem per titullin e Miss Shqiperia 2014 por dhe per shume cmime te tjera.
Vajza qe do fitoje titullin Miss Shqiperia 2014 do marre pjese ne konkursin nderkombetar Miss Globe International 2014.

Cilat  jane  detajet e spektaklit?!

Prezantimin Deliart Assosiation ja ka besuar Orinda Hutes dhe ulqinakut Zenel Katana. Gjate mbrëmjes, e cila pritet te zgjase mbi 2 ore do te ndahen 14 çmime, midis te cilave edhe çmimi i publikut, votimi per te cilin vijon ne faqen online te Miss Shqiperise.

Juria e perbere nga 9 emra te njohur te letrave, artit e politikes ne vend jo vetem do te përzgjedhë pas sfilates se 5-të 10 vajzat me te bukura, por edhe do te ngjitet vete ne skene. Emra si Irma Libohova, Aleksander Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Sinan Vllasaliu apo Mihrie Braha jane kengetaret e ftuarit te spektaklit..

Ju deshirojmë shikim të këndshëm…..

YouTube Preview Image

Miss Shqipëria-Finalja-Ulqin-Ulqini