Martohet Lorik Cana

June 27, 2014   | Ngjarjet - Events

Martohet Lorik CanaKapiteni kuqezi, Lorik Cana, sonte do t’i jap fund beqarisë, teksa kurorëzon me martesë lidhjen e tij me modelen italiane, Monika.
Ylli shqiptar i futbollit, Lorik Cana, sonte do t’i jap fund beqarisë pikërisht në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Loriku do të martohet sonte me të dashurën e tij, modelen italiane, Monica në një ceremoni madhështore në hotel Emerald.

Cana ka të ftuar rreth 500 mysafirë, me të cilët do të ndajë këtë gëzim, teksa në mesin e të ftuarve janë shumë bashkëlojtarë të tij.

Ndryshe, një ditë më parë Cana dhuroi gjak në SOS fshatin e fëmijëve pikërisht me bashkëshorten e tij të ardhshme.

Revista KOSOVARJA

Martesa-Lorik-Canes