Nis edicioni dy i Festivalit Southern Soul në Ulqin

June 27, 2014   | Ngjarjet - Events

Southern-Soul-FestivalEdicioni i dytë i festivalit Southern Soul ka filluar në Ulqin në Plazhin e Madh.

Hapjen e këtij festivali e ka bërë Dj Mim nga Prishtina. Ai e filloi performancën e tij në orën 14:00 të enjten dhe kënaqi të pranishmit deri në orën 16:00 në skenën me pamje nga deti, raporton gazetarja e KTV-së, Ana Rustemi e cila gjendet në Ulqin.

“Sa i përket organizimit, raportohet se gjithçka ka qenë në rregull. Ka munguar dielli, por kjo nuk e ka ndalur që të nisë festivali. Fluksi i madh njerëzve pritet gjatë ditëve të vikendit”, ka thënë Qazim Hoxha nga organizata turistike e Ulqinit.

KTV do të sjellë pamje dhe intervista nga festivali që po mbahet në Ulqin.

Koha Net

YouTube Preview Image