Mediat nga Kosova të padëshiruara në spektaklin “Miss Shqipëria 2014”

June 28, 2014   | Rajoni / Region
Miss Shqipëria 2014 këtë vit po organizohet në Ulqin. Atje po qëndron edhe një grup gazetarësh nga Kosova, të cilët janë penguar, duke mos u lejuar që të përcjellin këtë ngjarje.
spektakli-miss-shqiperia-2014

Gazetarja e agjencisë së lajmeve KosovaPress e cila është në grupin e gazetarëve, ka treguar se ata janë fyer dhe janë penguar që të filmojnë spektaklin e “Miss Shqipëria” e cila po mbahet për herë të parë jashtë territorit të Shqipërisë.

“Çka po e lëni kamerën këtu. Ose rrini prapa publikut ose ja u gjuaj kamerën në deti”, citohet t’u ketë thënë regjisori i Miss Shqipëria, Petri Bozo, gazetarëve.
Petri Bozo-miss-shqiperia-2014

“Ky regjisor e ka larguar kamerën e televizionit Rrokum dhe ka fyer këtë ekip. Kështu ekipet kosovare nuk u lejuan të qëndrojnë afër që të filmojnë. Ne na futën brenda mirëpo na kanë lënë në një pozicion ku nuk mund të shihej asgjë nga spektakli dhe kështu vendosëm që të gjithë ta bojkotojmë këtë ngjarje”, ka thënë gazetarja e KosovaPress.

Lajme.net