Ulqini këtë verë pret 500 mijë turistë – Video

June 29, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Pushimet-ne-UlqinUlqini, vend me një histori të lashtë e të bujshme, qytet me rreth 20 mijë banorë, me shumë monumente të lashta e edhe numër të madhë vizitorësh. Mendohet se vetëm gjatë sezonës Ulqinin e vizitojnë rreth 500 mijë njerëz.

E në Kalanë e Ulqinit, thonë se 90 për qind e turistëve që vizitojnë Ulqinin, nuk kthehen prapa pa shëtitur edhe gurët e Kalasë. Gurë këta, mbi të cilët ngritën muret e larta, e që janë të vjetër mijëra vjet ku edhe dëshmojnë se aty kanë jetuar ilirët e vjetër.

Ismet-Karamanaga-me GAZETARET-Kosovar

Se gurët e kësaj kalaje flasin për një të kaluar të bujshme e që e ka lidhur Ulqinin me botën e njohur antike, rrëfen edhe profesori Ismet Karamanaga e që thotë, se shumë të njohur e të panjohur që jetuan e vepruan këtu, lanë gjurmët e një civilizimi me të cilin gjeneratat e sotme mund të krenohen.

Madje ai thotë, se as pas luftërave iliro-romake në Kala nuk u ndërrua substanca ilire.

“Në kala jetojnë 55 familje, do të thotë 178 njerëz, unë jam kryetar i shoqatës “Miqtë e kalasë”, do të thotë kryetar i kalasë. Ne mundohemi ta ngrisim nivelin e ofertës sonë, jo vetëm në turizëm por në përgjithësi që njerëzit të cilët e kanë braktisur kalanë për shkak të tërmetit 79, t’i kthehen kalasë, t’i kthehen atyre vlerave, t’i kthehen rrënjëve të veta këtu. Kalaja jeton dhe gjithmonë ka me mbijetua, 2500 vjet është e vjetër, ka me jetu edhe aq, ne kurr nuk kemi me braktisë……Populli jon është i ngjallur, populli jonë është i pashtershëm i pavdekshëm”, ka thotë ai.

Zana-Sarvan-me-Gazetar-nga-Kosova

Ai rrëfen edhe për periudhën më të errët të Kalasë, e që thotë se është ajo e shekullit VII-XI me ardhjen e sllavëve në Ballkan.

Por, thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe, Kalaja e ruajti identitetin e saj, ku tani nuk ka njëri që vjen në Ulqin e nuk viziton edhe Kalanë.

“Nuk ka njëri i cili vjen në Ulqin, do të thotë gjatë sezonit, Ulqinin e vizitojnë ndoshta 500 mijë banorë, ndoshta prej atyre 500 mijë 400 mijë hyjnë në kala, nuk ka teori me në ndryse, sepse nuk ka njëri i cili pak në qoftë se është moti i dobët nuk qohet dhe nuk hynë në kala…… Më së shumti interesohen për popullin, këtu e gjejnë gjuhën e vet, ne jemi të një gjuhe , një race, një gjaku të gjithë”, thotë ai.

Arkeologjia thotë se shumë pjesë të Malit të Zi ishin të pasura para pushtimeve që i janë bërë këtij vendi.

E ndër ta, është edhe Shasi pothuajse i vdekur, për të cilin thuhet se ka pasur shumë pasuri para pushtimit romak sllavë e serb.

‘Shas’ që lidhet me emrin ‘Shkëmb’, vend ku u për një vit u ndërtuan kisha aq sa kishte dite, pra 365 të tilla, e në të cilin në shekullin XVII mendohet të kenë jetuar rreth 700 banorë.

Për këtë vend thuhet se po bëhen përpjekje që të bëhet tu ristik, ku edhe është krijuar një infrastrukturë elementare por ende mbetet shumë i pa organizuar.

Gazmend-Kovaci-kalaja-Shasit

Këtu ende nuk është arritur të themelohet një institucion i cili do të menaxhonte turizmin në këtë anë, kështu thotë edhe Gazmend Kovaçi nga trashëgimia kulturore.

Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.7

“Vizitohet mjaftë por që është ende e paorganizuar turizmi sepse nuk kemi arritur të themelojmë një institucion i cili do të menaxhonte turizmin në këtë trevë dhe ne jemi në përpjekje që të institucionalizojmë dhe të menaxhohet edhe turizmi në mënyrë të organizuar këtu në qytetin e vjetër……..Qyteti i vjetër i Shasit ka mjaftë legjenda të cilat flasin për në intensitet mjaftë të madhë të jetës dhe të qytetërimit, si gjatë periudhës antike ashtu dhe gjatë mesjetës. Në periudhën mesjetare e cila është edhe më e studiuara. Trashëgimia kultu rore e Shasit lidhet me trashëgiminë arbnore ku është zbuluar edhe kultura e Komanit e cila është mjaftë e rëndësishme. Pjesë e kulturës së Komanit është edhe trashëgimia mesjetare e krishterë me të cilën lidhen edhe trashëgimia krishtere e qytetit e cila është një trashëgimi që e dëshmon autoktoninë e popullsisë dhe fliten edhe mjaftë legjenda ku tregon se edhen në mesjetë qyteti ishte një qendër mjaftë e rëndësishme si laike ashtu edhe fetare. Me këtë legjendë lidhet edhe legjenda e 366 kishave”, thotë ai.

Liqeni-Shasit

E Shasin, edhe më atraktiv e bënë liqeni i tij, që është liqeni më i madh i Malit të Zi.

“Liqeni i Shasit është një prej vendeve më atraktive të qytetit të Ulqinit meqenëse se është një prej vendeve më atraktive si për shikimin turistik ashtu edhe për majën e tij piktoreske . Është një prej lokaliteteve më të rëndësishme të habitatit të shpendëve dhe llogaritet si një prej habitateve më të rëndësishme në Evropën juglindore ku jetim ende në trevën tonë, pelikani, një prej shpezëve që është tani në zhdukje dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s”, thotë ai.

Almakos