Hoteli Mediteran organizon Darka Familjare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit – Video

July 1, 2014   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Hoteli Mediteran- Darka Familjar-Ramazan-1Hoteli Mediteran ju uron te gjithe besimtarëve musliman agjerim sa më të lehtë dhe gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ky është muaji i përkushtimit, solidaritetit me njëri tjetrin dhe muaji ku afrohemi me njëri tjetrin.

Hoteli Mediteran sic do vite organizon Iftare, me një tryezë tradicionale dhe gatime shumë të shishme për ju, te afermit dhe miqtë tuaj. Menyja do të jetë e ndryshme cdo natë duke ju ofruar tre-katër pjata të ndryshme kryesore, disa lloje të supave, antipasta dhe sallata të ndryshme, për të përfunduar me ëmbëlsirat tradicionale dhe frutat e sezonës.

Hoteli Mediteran- Darka Familjar-Ramazan

Për organizimin e darkave, ju jepet mundesja të ftoni mysafirët tuaj të shijojnë tryezën tone suedeze – e cila ofron një larmi zgjedhjesh ose të përzgjidhni menynë sipas dëshirës tuaj.

Restoranti i Mediterani këtë muaj do të jetë i hapur për ju me një frymë familjare dhe mikpritëse.