Policia maqedone kontrolle dhe bastisje nëpër shtëpitë e shqiptarëve

July 4, 2014   | Rajoni / Region

Policia-maqedonase-kunder-Shqiptarve-01Pasi turma e protestuesve është shpartalluar, ku ata hapur shprehën mllefin kundër rastit “Monstra”, në aksion ka kaluar policia.

Jozyrtarisht “Zhurnal” mëson se Njësite speciale po kryen kontrolle e bastisje nëpër shtëpi të shqiptarëve në disa lagje të Çairit, duke tmerruar pa masë qytetarët e kësaj ane.

Këto ankesa për “Zhurnal” në këto ditë Ramazani vijnë drejtpërdrejtë nga disa qytetarë, ku dënohet ashpër forma dhe intervenimi i këtillë policor.
Protestues-Shqiptar-ne-Shkup
Ndryshe, disa të lënduar dhe arrestuar është bilanci i protestave të sotme, pas intervenimit të policisë e cila parandaloi një pjesë të protestuesve të nisen drejt ndërtesës së Qeverisë në afërsi të QT “Mavrovasja”.Shkup, 4 korrik- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thotë se deri tani nuk kanë bilanc të saktë të të lënduarve dhe arrestuarve. Policia gjatë intervenimit si që dihet arrestoi disa nga protestuesit, ndërsa të tjerët u zmbrapsën.

Gjatë përndjekjes së demonstruesve, policia përdori edhe autobotet me ujë, ndërsa vazhdonin edhe detonimet e shok bombave dhe bombave lotsjellëse. Përndjekja ka vazhduar deri në hyrje të lagjeve “Çairçanja” dhe Serovë, gjithnjë nën zhurmën dhe tymin e shok-bombave dhe ujit të autoboteve.

Aktualisht policia ka bllokuar daljet nga Çairi dhe po tenton të neutralizojë protestuesit.

The Albanian